Sipas një sondazhi të fundit të kryer nga City Life Index ku u anketuan 15,000 persona në 32 qytete të ndryshme të botës u nxorën disa konkluzione në lidhje me qytetet më të pëlqyera dhe më miqësore për 2018. Kjo anketë ka qenë kryesisht e përbërë nga pyetje të ndryshme në lidhje me mendimin e banorëve të një qyteti për aspekte të ndryshme të jetës në qytet.
Ajo i renditi qytetet në kategori sipas atyre që ishin më të pëlqyera për nga kulinaria, shumëllojshmëria e pijeve, kultura, niveli i jetesës dhe se sa miqësorë ishin njerëzit me njëri-tjetrin dhe me turistët.
Ajo gjithashtu gjeti edhe disa nga faktorët që ndikonin në lumturinë e banorëve, nga krenaria e madhe që ata mund të kishin nga origjina e vendit nga i cili vinin e deri te jeta e natës.
Më poshtë do të njiheni me listën e 32 qyteteve më të pëlqyera, më tërheqëse dhe më miqësore në botë (duke filluar nga ato me pikët më të ulëta e deri tek ato që kanë pikët maksimale):
32. Stambolli (87.1 pikë)
Turqit janë shumë krenarë për origjinën, hisorinë dhe kulturën e vendit të tyre. Por një krenari e tillë nuk shoqërohet edhe me një ndjenjë lumturie sepse më pak se një e treta e personave që u anketuan u përgjigjën se ndiheshin të lumtur në këtë qytet.
31. Singapori (98.7 pikë)
Këtu banorët nuk është se e vlerësojnë shumë kulturën e vendit të tyre, por vlerësojnë shumë sigurinë që ofron qyteti dhe që ndihen shumë të sigurt, nëse do t’i duhet të ecin edhe vetëm në orët e vona të natës.
30. Bostoni (103.7 pikë)
Bostoni, edhe pse me një nivel jetese të lartë dhe me një jetë nate jo shumë të larmishme, ka disa prej banorëve më të lumtur në botë. Mbi gjysma e banorëve të anketuar në këtë qytet u shprehën se ishin të lumtur dhe se pothuasje të gjithë prej tyre i njihnin fqinjët e tyre, madje edhe me emra.
29. Dubai (105.3 pikë)
Pavarësisht turizmit shumë të zhvilluar, Dubai ka nivelin më të lartë të orëve të punës në javë me rreth 46 orë në javë, por ka edhe disa prej shpenzimeve më të larta të jetës së natës (rreth 167 dollarë shpenzime në një natë).
28. Sidnei (106.1 pikë)
Edhe pse mund të jetë krijuar ideja se ky qytet nuk ofron aktivitete të ndryshme për t’u bërë në kohën e lirë dhe madje as nuk ka restorante të mira, qytetarët këtu jetojnë në mënyrë shumë të shëndetshme, ku rreth 66 për qind e të anketuarve merren me ushtrime të ndryshme fizike dhe rreth 38 për qind nuk kanë provuar kurrë drogë. Jeta e natës është shumë e larmishme dhe ky qytet mund të renditet si Nr. 1 në botë për konsumin e vodkës.
27. Majemi (107.9 pikë)
Këtu mund të provoni disa prej restoranteve më të mirë në botë, por ky qytet çalon në transportin publik, ku rreth 52 për qind e të anketuarve shprehen se e urrejnë atë.
26. Hong Kongu (109.6 pikë)
75 për qind e të anketuarve u shprehën se janë të kënaqur nga transporti publik i Hong Kongut, faktor ky që ndikoi në rritjen e vlerësimit të këtij qyteti. Banorët e Hong Kongut renditen edhe si ndër frekuentuesit më të shpeshtë të restoranteve në botë.
25. Moska (110.2 pikë)
Banorët e Moskës nuk e konsiderojnë qytetin e tyre si një vend miqësor as me ta dhe as me turistët, e megjithatë ajo bën pjesë në ato qytete ku jeta e natës është shumë aktive, ku rreth dy të tretat e të anketuarve kthehen në shtëpi pas mesnate.
24. Bangkoku (111.0 pikë)
Ky qytet u rendit si ndër të parët e kësaj liste për fast-food-et që tregtohen në rrugë, dhe këtu pjesa më e madhe e njerëzve e konsumojnë ushqimin e tyre në këmbë. Edhe këta konsiderohen ndër frekuentuesit më të shpeshtë të restoranteve, ku 93 për qind e të anketuarve u shprehën se kishin qenë në restorant të paktën një herë gjatë javës së kaluar.
23. Uashington, DC (111.3 pikë)
Ky është qyteti me numrin më të madh të beqarëve sipas kësaj renditjeje. Kjo është edhe një prej arsyeve se përse këtu jeta e natës është e larmishme. Por banorët e këtij qyteti janë edhe ndër më të stresuarit, duke e renditur Uashingtonin ndër qytetet e fundit të kësaj liste.
22. Pekini (113.0 pikë)
Edhe pse banorët e Pekinit udhëtojnë shumë në ditë mbi tre deri në katë orë në ditë për të arritur në destinacionet e tyre, ata janë ndër banorët më të lumtur dhe renditen në vendin e 22-të të kësaj liste.
21. Zyrihu (115.3 pikë)
Banorët e këtij qyteti janë shumë aktivë dhe së bashku me banorët e Melburnit janë ndër ata që merren me më shumë aktivitet sportiv.
20. Los Anxhelos (116.8 pikë)
Ka një kulturë në lulëzim e sipër, me disa prej restoranteve më të mirë në botë, por gjithsesi u rendit i 20 në këtë listë, sespe banorët u shprehën që ai nuk është aspak miqësor dhe këtu është shumë e vështirë që të krijosh miqësi.
19. Tokio (117.7 pikë)
Banorët e Tokios e adhurojnë ushqimin e tyre dhe këta janë ata që mbajnë numrin 1 në botë për frekuentimin më të shpeshtë të restoranteve.
18. Berlini (119.2 pikë)
83 për qind e banorëve në Berlin i njohin fqinjët e tyre, një përqindje shumë e lartë në krahasim me mesataren globale (që është rreth 55 për qind), gjë kjo që shpjegon se përse ata janë ndër personat që shumë rrallë ndihen të vetmuar. Këtyre u pëlqen që të kalojnë shumë kohë në shtëpi, prandaj edhe Berlini renditet ndër vendet me numrin më të ulët të frekuentuesve të restoranteve.
17. San Francisko (119.4 pikë)
Banorët e San Franciskos shprehen se ndihen shumë të lirë në qytetin e tyre, por ky qytet renditet në vendin e 17 për shkak të nivelit të ulët të sigurisë që u ofrohet banorëve.
16. Shangai (119.5 pikë)
Edhe pse nuk mund të konsiderohet si një qytet i lirë, këtu të gjithë mund të gjejnë diçka me të cilën të merren. Rreth 79 për qind e banorëve të Shangait shprehen se këtu është shumë e vështirë për të gjetur dashurinë e jetës!
15. Meksika (121.2 pikë)
Ky qytet renditet ndër të parët për jetën kulturore aktive, ku rreth 76 për qind e të anketuarve shkojnë mbi dy herë në javë në teatro, kinema, galeri apo muze të ndryshëm.
14. Parisi (124.9 pikë)
Ky është një prej qyteteve me një jetë kulturore shumë të zhvilluar. Por ky qytet renditet i 14 në këtë listë për shkak të çmimeve shumë të larta, ku kursimet e një viti mund të shpenzohen lehtësisht brenda një jave.
13. Austin, Teksas (125.3 pikë)
Qyteti që mban Nr. 1 në këtë renditje për shfaqjet me muzikë live dhe Nr. 2 në botë për restorantet më të mira. Gjithashtu banorët këtu ndihen shumë të lumtur, sepse çdo destinacion është lehtësisht i arritshëm në këmbë (me një mesatare ecjeje në ditë rreth 22 minuta në ditë).
12. Tel Avivi (125.8 pikë)
Sa ta vizitoni këtë qytet, një ndjesi relaksi do t’ju pushtojë të gjithin. Këtu mund të vizitohen disa prej lokaleve më të mira në botë dhe njëkohësisht një prej faktorëvë që ndikon në lumturinë e banorëve janë është orët e punës më të shkurta në javë, me vetëm 27 orë.
11. Edinburgu (128.2 pikë)
Banorët e Edinburgut dinë si të kënaqen. Ata janë ndër pijedashësit më të mëdhenj të kësaj liste.
10. Barcelona (128.4 pikë)
Banorët e Barcelonës shprehen shumë të lumtur si pasojë e jetës kulturore që bëjnë. Ata janë ndër frekuentuesit më të shpeshtë të restoranteve të kësaj liste.
9. Filadelfia (129.2 pikë)
Ky qytet renditet i 9 sepse banorët e konsiderojnë atë si ndër qytetet me çmimet më të përballueshme, njëkohësisht edhe një ndër qytetet më tërheqëse. Edhe distancat nga një vend në tjetrin nuk është se janë të mëdha (një mesatare ecjeje prej 24 minutash).
8. Lisbona (130.2 pikë)
Banorët e Lisbonës janë frekuentues të rregullt të restoranteve, shpenzojnë shumë kohë me familjarët e tyre si edhe shprehen se këtu është shumë e lehtë që të krijosh shoqëri të re. Kostoja mesatare gjatë jetës së natës është 46 dollarë.
7. Mançesteri (130.9 pikë)
Banorët e këtij qyteti mbahen si pijedashës të mëdhenj, por njëkohësisht edhe ndër konsumatorët më të shpeshtë të çajit. Shumë rrallë mund të takosh një banor të Mançesterit që në 24 orë të ditë të mos ketë pirë të paktën një filxhan çaj.
6. Madridi (131.1 pikë)
Një nga qytetet me një jetë kulturore dhe artistike të larmishme, me shumë restorante të cilët janë plot në çdo ditë të vitit, duke i shndërruar banorët e këtij qyteti ndër ata që frekuentojnë më shpesh restorantet.
5. Londra (131.4 pikë)
Jeta kulturore është mjaft e pasur, këtu gjenden disa prej restoranteve më të mira në të gjithë botë, e megjithatë Londra nuk u rendit e para e kësaj liste. Kjo sepse londinezët e kanë shumë të vështirë për të krijuar shoqëri të reja, nuk janë njerëz socialë, janë të stresuar pjesën më të madhe të kohës dhe mbi të gjitha, çmimet këtu janë tejet të larta, madje të papërballueshme.
4. Melburni (132.3 pikë)
Ky qytet u rendit i katërti në këtë listë dhe i pari ndër qytetet australiane për sa i përket nivelit të lumturisë së banorëve, ku 9 nga 10 banorë u shprehën se ndiheshin të lumtur. Ata janë ndër njerëzit më socialë si dhe ndër frekuentuesit më të shpeshtë të restoranteve.
3. Nju Jorku (134.6 pikë)
I treti në listë, ky qytet ka jetën më të mirë të natës, si dhe është ndër qytetet me jetën kulturore më të pasur gjithmonë referuar sondazhit të kryer nga City Life Index. Nju Jorku është një ndër qytetet të cilin njerëzit dëshironin ta vizitonin më shumë në krahasim me të tjerët.
2. Porto (137.9 pikë)
Ky është një prej qyteteve ku banorët janë shumë krenarë që janë pjesë e tij. Banorët e Portos konsiderohen si njerëzit më socialë. Këtu jeta e natës ka një kosto mesatare prej 37 dollarësh, madje në disa pube më pak të njohura edhe më lirë se kaq.
1. Çikago (138.2 pikë)
Me pikët më të larta ndër të gjitha qytetet e tjera, Çikago renditet i pari i kësaj liste. Këtu banorët janë të lumtur, jeta kulturore është shumë e pasur. Çmimet janë mëse të përballueshme dhe banorët ndihen shumë krenarë që kanë lindur në këtë qytet.
Teksa në Tiranë, çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkurt ishin më të larta se vitin e kaluar dhe tezgat janë plot me prodhime importi, fermerët e serrave në Lushnjë-Fier dhe Berat po hedhin prodhimet në kanalet e vaditjes. Fotoja e mëposhtme është një kanal…
Yield-i bonove 12-mujore të thesarit shënoi rritje të lehtë në ankandin e kësaj jave, kryesisht si rezultat i një pjesëmarrjeje disi më të ulët të investitorëve krahasuar me ankandet e mëparshme. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar u rrit në…
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliardë lekë shpenzime vitin e shkuar, apo rreth 40 milionë euro. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë tregojnë se plani i përgjithshëm i shpenzimeve ishte sa 90% e planit fillestar. “Plani vjetor, për shpenzimet korrente në…
Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, pritet të kenë një ndikim global në bujqësi. Rritja e temperaturave mesatare, mund të rrisë inflacionin vjetor të ushqimeve, deri në 3.2% në vit dhe inflacionin e përgjithshëm, deri në 1.18% në vit deri në vitin 2035,…
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye të mërkurën me 104.63 lekë, në rritje me 1.7 lekë krahasuar me ditën e martë. Kursi i këmbimit…
Nga 30 në 150 euro do të jetë gjoba për mosvendosjen e rripit të sigurisë gjatë vozitjes. Ndërsa ajo për përdorim telefoni, do të shkojë në 100 euro, por që mund të arrijë në 500 euro. Për garat e shpejtësisë gjoba 400 dhe 500 euro.…
Investimet në tregun e pasurive të paluajtshme kryesuan investimet e huaja në ekonominë shqiptare për të dytin vit radhazi. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vitin e kaluar, investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri arritën vlerën e 325 milionë eurove,…
Tendencat globale të menaxhimit të burimeve njerëzore, përqasja ndaj stilit të punës dhe paketat e shpërblimit, kanë një ndikim të madh në suksesin e një ndërmarrjeje. Edhe pse këto ndryshime nuk janë ende shumë të pranishme në vendin tonë, ato po ndodhin gradualisht dhe mund…
Banka Qendrore e Kosovës ka treguar se asetet e bankave komerciale në fund të muajit shkurt 2024 kanë arritur vlerën në 7.4 miliardë euro, duke shënuar…
Serbia ka arritur të tërheqë investime të mëdha nga jashtë, ku 30% e projekteve të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) vijnë nga Kina. Serbia ndryshoi nga…
Rritja e temperaturave dhe ngjarjet ekstreme të motit, pritet të kenë një ndikim global në bujqësi. Rritja e temperaturave mesatare, mund të rrisë inflacionin vjetor të…
Mikel Temo është një artist, i cili gjatë katër dekadave ka lëvruar gjinitë e arteve vizuale në pikturë, skulpturë dhe grafikë. Aktualisht, ai jep ndihmesën si…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…