Grusht i hekurt i fshehur brenda një doreze kadife: ky kombinim sjell në mend modelin California, nga i cila modeli i ri gt trashëgon vlerat dhe ndikimet, të ndara mes dimensionit të ëndrrave dhe teknologjisë mjaft të lartë
Pikërisht në momentin që e shikon, mendja të shkon plot nëntë vite më parë. Në tetorin e vitit 2008, në Sallonin e Parisit, kompania italiane paraqiti një propozim të pa precedent: një model i qasjes së gamës, që për herë të parë përshtati motorin V8 në pozicion të përparmë. Veç kësaj, theu edhe një rekord tjetër, duke kombinuar karrocerinë e konvertueshme, me një çati të ngurtë, të komanduar elektronikisht. California, ideja pa kthim e Ferrarit, që nga ai moment e më pas, ka fituar vetëm aprovime, kjo edhe falë perfeksionimit, i cili, ndërsa nga njëra anë, nuk ka prekur arkitekturën dhe filozofinë (tek Portofino dallohet ende trashëgimia), nga ana tjetër, ka përmirësuar formulën, duke e çuar në potencialin e saj maksimal.
Nën pamjen e re të projektuar nga Flavio Manzoni, një ndjekje ritmike mes kërkesave të estetikës dhe atyre të aerodinamikës, gjenden në fakt themele të mekanikës, larg origjinalit: motori 3.9 V8 biturbo, i paraqitur tek modeli California T, këtu arrin 600 kf (dyzet më shumë) në 7.500 xhiro/min dhe 760 Nm midis 3.000 dhe 5.250 xhiro/min.
Merita i takon futjes së pistonave dhe bjellave të reja, ridizenjimit të linjave të thithjes dhe shkarkimit (me një kolektor të ri, i cili ndihmon në përmirësimin e gatishmërisë së përgjigjes së gazit), si dhe sistemit Variable boost management, i cili ndryshon shpërndarjen e momentit përdredhës, në varësi të marshit të përdorur. Këto janë hapat përpara, që krijojnë bazën e performancës së modelit Portofino, i cili arrin të kalojë 320 km/h dhe të arrijë 0-100 në 3.5 sekonda.
Këto rezultate, janë fituar edhe në sajë të zvogëlimit të peshës, të cilën Ferrari, tani për tani, kufizohet duke e quajtur “të rëndësishme” (krahasuar me 1.730 kilogramët e modelit California T), edhe pse përballë rritjes së ngurtësisë në përdredhje. Ky avancim global, nuk do të kishte qenë i plotë, pa përditësimin e elektronikës, i kaluar në futjen e diferencialit të pasëm E-Diff3, tashmë të kombinuar me kontrollin e traksionit F1-Trac, dhe debutimin e sistemit të drejtimit elektronik. Ky i fundit është 7% më i drejtpërdrejtë krahasuar me atë të mëparshmin.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.