Qyteti është zgjedhur destinacioni më i mirë europian për vitin 2017. Ka lënë pas Barcelonën, Parisin dhe Londrën
Një qytet i mrekullueshëm dhe mikpritës dhe një zgjedhje e të gjithëve. Qyteti portugez Porto merr titullin Destinacioni më i mirë europian për vitin 2017. Ky është triunfi i historisë dhe bukurisë së tij, përveçse dashurisë të atyre që e kanë vizituar dhe në të njëjtën kohë e kanë zgjedhur si “mbretëresha” e Europës. Ky çmim e riafirmon Portugalinë si pikë referimi si destinacion turistik në gjendje të tërheqë turistë.
Dhe në fakt kanë qenë më shumë se 138.116 – mbi një total prej më shumë se 420.000– turistë nga 174 vende të botës që e kanë kurorëzuar qytetin portugez, për herë të tretë (2012 dhe 2014). Mbi podium janë edhe Milano (e dyta) dhe Danzica në Poloni (e treta). Porto ka lënë pas qytete si Barcelona, Parisi, Londra dhe Amsterdami.
Dy fytyrat e Portos – Portos ndahet në dy pjesë, njëra e lartë dhe tjetra e ulët. Qyteti ndodhet mbi faqen e një kodre të madhe, afër lumit Douro. Është një qytet jashtëzakonisht mahnitës dhe me gjallëri, dhe është shndërruar me shpejtësi në një nga destinacionet turistike më të vlerësuara të Europës Perëndimore. Porto ka një pasuri të madhe historike-kulturore dhe ofron tërheqje turistike shumë interesante, përveçse një jete nate shumë të gjallëruar. Po ashtu ia vlen të përmenden rrugicat e ngushta e te pjerrëta, si edhe tramvajet dhe ashensorët, që e bëjnë bukurinë e qytetit të çmohet edhe më shumë.