Portugalia ka përqindjen më të ulët të anëtarëve femra të bordit nga çdo vend evropian ndërsa disa kombe kanë prezantuar legjislacionin për të nxitur kompanitë të rrisin numrin e femrave në nivelin më të lartë të menaxhimit.
SKEMA E DITËS tregon se si vetëm 5 për qind e anëtarëve të kompanive të Stoxx Europe 600 të vendit në vitin 2013 ishin mra, sipas të dhënave të hartuara nga Bloomberg Intelligence. Greqia pason me 6.7 për qind dhe Italia me 10.5 për qind. Norvegjia ka përqindjen më të lartë të grave pas prezantimit të një kuote prej 40 përqind në vitin 2003, e ndjekur nga Finlanda dhe Franca, të cilat gjithashtu kan një legjislacion të tillë në fuqi.
Italia, Spanja, Gjermania, Belgjika dhe Holanda gjithashtu kanë kuota për femrat në borde.
Morrissey thotë se legjitimizimi I kuotave është problematik për shkak se fokuson vëmendjen në nivelin e bordit, ndërsa potencialisht neglizhon numrin e femrave menaxhere në nivele të tjera të kompanive.