Shumë ekspertë i bashkohen vlerësimit të John Oliver të FIFA: është e tmerrshme.
Zhvendosja masive e familjeve ishte gjithashtu e tmerrshme. Dhe është thjesht cmenduri që stadiumet e mëdha u ndërtuan në zona të largëta që kurrë nuk do të hynë më në punë. Megjithatë, ka ende një shans që Kupa e Botës të konsiderohej një investim i mirë, për dy arsye të thjeshta (1) Brazili është i madh dhe (2) ndoshta për shkak të vendndodhjes së tij (kryesisht) në jug të ekuatorit, njerëzit nuk janë aq të vetëdijshëm për të sa duhet të jenë.
PBB-ja e Brazilit është rreth 2.2 trilion dollar në vit. Shkalla e madhe e ekonomisë nënkupton se tagri i çmimit për Kupën Botërore ishte në të vërtetë në kontekst mjaft i ulët- një nga ekonomistët më të besueshëm sportiv , Andreë Zimbalist, e përcakton koston neto të Kupës së Botës në rreth 10 miliardë dollarë, ose rreth .45 për qind të PBB-së. Edhe në qoftë se e gjithë shuma prej 10 miliard dollarësh është shpenzim i ‘cuar dëm’(që ka shumë gjasa ti përafrohet së vërtetës ), kjo do të thotë nëse Kupa e Botës i solli Brazilit një shtesë prej .05 për qind të PBB-së reale çdo vit për 10 vjet, ai do i rimbursojë investimet e tij.
Pra, cështja është nëse vlera e Kupës së Botës në rritjen e vetëdijes botërore ndaj vendit do të jetë e mjaftueshme për të neutralizuar kostot. Ndoshta është e mundur. Në të njëjtën kohë, njerëzit habiten kur u thuhet se ekonomia e Sao Paulo ka të njëjtën madhësi me Shanghai-n.
Ekzistojnë shumë persona që janë përgjithësisht skeptik ndaj vlerës ekonomike të eventeve mega sportive . Shumë ekspertë shprehen se nuk e kuptojnë se pse vendet e vogla do i prisnin evente të tillë (kosto në raport me PBB-në është tepër e lartë) ose pse qytete të mirënjohura për të cilat cdo kush është i vetëdijshëm do i prisnin të tilla ngjarje të mëdha. Por për Brazilin, ndoshta thjesht ka pasur kuptim.