Pr.ligji, përjashtohen nga ndihma ekonomike ish të dënuarit

07/11/2018 12:00 PM 0 komente

Është dërguar së fundmi në Kuvend për miratim projektligji nr.9374 “Për ndihmën shtetërore”, predispozitat e të cilit kërkojnë ndryshime që lidhen me implikimet penale të personave që duan të përfitojnë ndihmën ekonomike.

Sipas ndryshimeve të parashikuara, ky projektligj është hartuar me qëllimin e vetëm për të mos lejuar përfitimin, mbështetjen dhe lehtësitë e parashikuara nga ligji, jo vetëm nga subjektet përfitues të ndihmës, të cilët janë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e veprave penale, të cituara në pikën 1, të nenit 4/1, të këtij projektligji, por edhe në rastet kur personi i dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë është anëtar i një organi administrativ, drejtues ose mbikëqyrës apo ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrëse ose kontrolluese brenda subjektit përfitues të ndihmës.

Në bazë të legjislacionit në fuqi, çdo subjekt përfitues i ndihmës, në kuptim të këtij ligji, që kërkon të fitojë ndihmën shtetërore, duke përfituar mbështetje dhe lehtësi, duhet të plotësojë, paraprakisht, disa kushte, të cilat ndahen në kushte ligjore, ekonomiko-financiare dhe teknike.

Sipas ndryshimeve, Përjashtohet nga përfitimi i ndihmës shtetërore, kur ka të dhëna se subjekti përfitues i ndihmës, në kuptim të këtij ligji, është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për ndonjë nga veprat penale të mëposhtme:

  1. a) Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organizatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë terroriste;
  2. b) Korrupsion;
  3. c) Mashtrim;

ç) Pastrim parash ose financim i terrorizmit;

  1. d) Vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste, ose nxitje, ose ndihmë ose mbështetje për kryerjen e veprave penale me qëllime terrorist dh) Organizimi, drejtimi ose financimi i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe veprimtarisë së trafikimit të narkotikëve;
  2. e) Falsifikim;

ë) Puna e fëmijëve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of