Kroacia është vendi në të cilin korrupsioni dhe rryshfeti në biznes hasen më shpesh, sipas një sondazhi të firmës globale të konsulencës Ernst&Young.
Rreth 79% e menaxherëve kroatë mendojnë se problemi është gjerësisht i përhapur në vendin e tyre, duke e renditur vendin të pestin për sa i përket praktikave korruptive, sipas Anketës mbi Mashtrimin 2017 së Ernst&Young në Europë, Lindjen e Mesme, Indi dhe Afrikë, të kryer nga nëntori i 2016 deri në janar 2017.
Anketa përfshinte 4100 intervista me menaxherë të lartë nga 41 shtete. Sllovenia dhe Bullgaria pasonin renditjen e vendeve të Europës Lindore, përkatësisht e 11-a dhe e 14-a, ku 74% dhe 68% e të intervistuarve pohonin se praktikat korruptive ndodhnin gjerësisht në këto vende.
Gati gjysma e menaxherëve të pyetur bullgarë thonin se e komunikonin shpesh rëndësinë e ruajtjes së standardeve të larta të etikës, në Kroaci, vetëm 29% e tyre, në slloveni 28, në Rumani 27% dhe në Serbi 21%.
Rumania kryeson vendet në rajon në perceptimin pozitiv të standardeve etike nga rregullatorët e vendit, duke u renditur e 12-a në këtë drejtim. Bullgaria u rendit në vendin e 14, e ndjekur nga Serbia, Kroacia dhe Sllovenia.
Renditja e vendeve të rajonit:
Praktikat korruptive në biznes | Promovimi i standardeve etike | Rolin pozitiv të rregullatorëve | Ndërgjegjësim mbi monitoruesit | |
Bullgaria | 14th | 6th | 16th | 14th |
Kroacia | 5th | 18th | 21st | 40th |
Rumania | 31st | 25th | 12th | 33rd |
Serbia | 20th | 25th | 20th | 32nd |
Sllovenia | 11th | 23rd | 32nd | 13th |
Burimi: Ernst&Young.