Premier League 2016/17, sa kanë fituar agjentët?

04/04/2018 5:12 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Një vit i mbarë për agjentët dhe ndërmjetësit në Premier League. Sipas Football Association, në fakt, shpenzimet janë rritur me rreth 20%.

Nga 174 milionë sterlina në sezonin 2016/17, shifra është rritur në 211 milionë gjatë periudhës shkurt 2017 – shkurt 2018, që përfshin dy faza (në verë dhe dimër) të sezonit 2017/18. Bëhet fjalë për një rritje me 20% krahasuar me sezonin e kaluar dhe rreth 60% krahasuar me 130 milionë sterlina në sezonin 2014/15.

Liverpool është klubi që ka shpenzuar më shumë: blerjet, ndër të tjera të Virgil van Dijk nga Southampton, Mohamed Salah nga Roma dhe Alex Oxlade-Chamberlain nga Arsenal i kanë rritur shpenzimet për ndërmjetësit për 26,7 milionë sterlina. Pas Reds-ave është Chelsea që ka shpenzuar 25 milionë sterlina për agjentët në 51 marrëveshje.

Në vendin e tretë është Manchester City me 23 milionë sterlina si tarifa kompensimi për agjentët. Pas Manchester United (në vend të katërt me 18 milionë sterlina) për çudi është Watford, që ka shpenzuar 13,4 milionë sterlina, më shumë se dyfishi i 6,2 milionë sterlina që klubi ka shpenzuar në sezonin 2016/17. Pjesa më e madhe e klubeve të Premier League kanë shpenzuar më shumë në sezonin 2016-2017, me përjashtim të katër klubeve: Burnley, Brighton, Huddersfield e West Bromwich Albion, që kanë shpenzuar më pak se 5 milionë sterlina.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of