Klubet e Premier League kanë shpenzuar rreth 1 miliard sterlina në një sesion të vetëm merkatoje. Janë analizuar 50 transferimet më të kushtueshme të verës së kaluar në Premier League (lojtarët që kanë bërë paraqitjen më të mirë dhe më të keqe në raportin cilësi-çmim).
Dhe falë transferimit të tij me parametra zero, rezulton se Ibrahimoviç është marrëveshja e dytë më e mirë, në krah të ish-sulmuesit të Juventus, Fernando Llorente.
Studimi merr në konsideratë edhe vlerën e kartonit për 50 transferimet më të kushtueshme të verës së kaluar, që kanë arritur në 957,4 milionë sterlina.
Këta lojtarë kanë luajtur mesatarisht 19 ndeshje e 66 minuta, ose ndryshe 52 për qind në të gjithë sezonin. Dhe të mendosh që vetëm Zlatan Ibrahimoviç ka kushtuar 673 mijë sterlina për secilin prej 17 golave të shënuar.
Leicester City është klubi që ka shpenzuar “më keq”. Tre blerjet e reja të verës së shkuar, Slimani, Musa e Mendy, kanë pasur raportin më të keq sa i përket paraqitjes së tyre, duke shënuar veç dy gola, edhe pse kanë kushtuar 60 milionë sterlina.
Duke analizuar lojtarët veç e veç, Fernando Llorente, i cili luan për klubin e Swansea, ka një paraqitje më të mirë se Ibrahimovic, me 15 gola të shënuar (593,333 sterlina).
John Stones është mbrojtësi më i keq në raportin cilësi-çmim: në këtë rast janë marrë për bazë ndërhyrjet decizive të mbrojtësit të Manchester City-t dhe 292,777.80 sterlina të paguara janë në disproporcion me 21,050 të paguara nga Liverpool për Joel Matip.
Vlera e përgjithshme e 50 transferimeve më të kushtueshme arrin në 957,4 milionë sterlina. 344.900.000 janë shpenzuar për mesfushorë; 253,300,000 për mesfushorë me tipare sulmuese; 182,800,000 për sulmuesit dhe 176.400.000 sterlina për mbrojtësit.
Mesatarisht investimi ka qenë 19.148.000 sterlina dhe siç e thamë edhe më sipër, lojtarët kanë luajtur 52 për qind të kohës në dispozicion, ose ndryshe 1776 minuta.