Premier League, fitime rekord nga sponsorët e fanellave

01/08/2018 7:05 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Sipas një raporti të revistës sportive Sportingintelligence, klubet e Premier League kanë gjeneruar një rekord prej 313,6 milionë sterlinash (412,5 milionë dollarë) nga kontratat për sponsorizimet e fanellave në sezonin 2018/19.

Kjo shifër, që përfaqëson vetëm totalin e sponsorëve kryesorë në fanella, është rritur me 31,8 milionë sterlina krahasuar me një vit më parë dhe është më shumë se trefishuar që nga sezoni 2010/11.

Siç raporton “Sports Promedia” parashikohet që sponsorët e mëngës do të kontribuojnë me një shtesë prej 46 milionë sterlinash, duke e çuar koston totale të sponsorëve për fanellat në 359,6 milionë sterlina (473,1 milionë dollarë).

Sa u përket sponsorëve në pjesën e përparme në fanellë, marrëveshja rekord është ajo e arritur nga Manchester United me Chevrelot për 47 milionë sterlina në vit. Manchester United ndiqet nga Manchester City, i cili nga Etihad përfiton 45 milionë sterlina në vit.

Së fundmi, rinovimi i marrëveshjes së Liverpool me Standard Chartered ka parë të rritet vlera e fitimit në 40 milionë sterlina në vit; një shifër e barabartë me atë të kontratës së Arsenalit me Fly Emirates dhe marrëveshjes pesëvjeçare të Chelsea me Yokohama.

Kompanitë prezente në fanella tregojnë edhe se Premier League vijon t’u bëjë thirrje shoqërive jashtë Mbretërisë së Bashkuar, me 17 klube që kanë sponsorë me seli në vende të Amerikës së Veriut, Azisë dhe Lindjen e Mesme. Liverpool, Southampton dhe Watford janë të vetmet klube me sponsorë britanikë.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz