Klubet e Premier Ligës angleze kanë regjistruar fitimin e parë të kombinuar përpara taksave në 15 vjet falë vlerës së lartë të marrëveshjeve televizive dhe ‘tkurrjes’ në pagat e lojtarëve.
Ndërsa performancat në fushë të ekipeve më të mira të Anglisë kundër elitës së Evropës kanë regresuar në Champions League dhe Europa League, llogaritë e tyre bankare po ‘fryhen’, sipas firmës këshilluese të biznesit Deloitte.
Në 2013-14, klubet e Premier League gjeneruan një fitim të kombinuar para taksave prej 190 milion paund (283.21 milion dollarë) – katër herë më i madh se të dhënat e mëparshme prej 49 milion në vitet 1997-1998.
Shifrat janë në kontrast të thellë me dekadën e mëparshme kur klubet e Premier League akumuluan humbje të kombinuara para tatimit prej 2.6 miliard paund.
Analisti i Deloitte Dan Xhons tha se klubet tani po shpenzojnë më pak nga të ardhuravt e tyre për pagat e lojtarëve.
Raporti referon se, me përjashtim të tregtimit të lojtarëve, detyrimet neto të interesit dhe amortizimit të kontratave, klubet kryesore regjistruan një fitim operativ prej 620 milion paundësh sezonin e kaluar.
Megjithatë përqindja e të ardhurave të shpenzuara për pagat e lojtarëve ka rënë nga një rekord prej 71 për qind në 2012-13 në 58 për qind në 2013-14 – shifra më e ulët që nga 1998-1999.
Me të ardhurat televizive pozicionuar të rriten nga sezoni i vitit 2016-17 falë marrëveshjes së të drejtës prej 5.13 miliardë paund, Premier League tanimë gëzon një avantazh të madh mbi ligat e tjera evropiane, tha analisti i Deloitte, Andy Bull.