Premier League / Stadiumet, tregu i të drejtave të emrit vlen 135 mln sterlina

19/02/2018 5:30 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Nëse Manchester United do të vendoste të shiste ‘naming rights’ (të drejtat e emrit) “Old Trafford”, klubi mund të fitonte mbi 26 milionë sterlina në sezon (29.5 milionë euro).

Këto janë rezultatet e një studimi të publikuar ditët e fundit nga kompania e shërbimeve financiare “Duff & Phelps” mbi vlerën e “naming rights” të stadiumeve të Premier League. Një treg, që sipas analizave, është rritur me 80% midis viteve 2013-2017.

 

“Naming rights”, situata në Europë

“Naming rights”, janë të drejtat që lidhen me emërtimin e një pasurie të paluajtshme (stadiumi në rastin tonë) nga një kompani. Sipas raportit të fundit të Club Licensing Benchmarking Report, i publikuar nga UEFA në janar, një në katër stadiume në Europë ka shitur të drejtat e emrit të stadiumit (duke marrë në konsideratë 16 kampionatet kryesore).

Bundesliga është shembulli më i mirë me 14 stadiume, e ndjekur nga Holanda (Eredivisie) me 9 dhe Anglia (Premier League) me 8. Italia (Serie A), Spanja (La Liga), Zvicra (Super League) dhe Skocia (Scottish Premier League) ndajnë të gjitha vendin e 9.

 

“Naming rights”, gjashtë ekipet kryesore të Premier League marrin 80% të “tortës”

Sipas studimit të “Duff & Phelps”, të cilët analizuan vlerat potenciale të “naming rights” në sezon për stadiumet e Premier League, në Angli, gjashtë klubet e para ndajnë rreth 77% të tortës. Nga 26.2 milionë sterlina që fiton “Old Trafford” në 11.1 milionë për “Anfield Road”, duke kaluar në 19.1 milionë sterlina në “Etihad Stadium” (të drejtat e emrit iu shitën për 40 milionë sterlina në sezon për 10 vite, në vitin 2011).

Në total, vlera e naming rights për gjithë 20 klubet e Premier League shkon në 135,6 milionë sterlina, e cila është thuajse dyfishuar krahasuar me 74,6 milionë sterlina në vitin 2013.

Stadiumi i Chelsea, “Stamford Bridge” sjell të ardhura prej 17.7 milionë sterlina, 15.5 milionë për stadiumin e Tottenham, “White Hart Lane” dhe 15.3 milionë sterlina për “Emirates Stadium” të Arsenal. Por është e lehtë të nxjerrësh në pah stadiumet e tre qyteteve që kanë të ardhurat më të mëdha në Angli .

Në Londër, Manchester dhe Liverpool gjenden 10 nga 20 stadiumet e Premier League, vlerave e të cilave arrin 84% të totalit. Në pjesën e mbetur kryeson Stoke City me 16%, në të cilin “bet365 Stadium” vlen 6.3 milionë sterlina.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of