EY ka ndërmarrë një studim për të vlerësuar ndikimin e Premier League dhe klubeve të saj përbërëse në ekonominë e Britanisë së Madhe.
Rezultatet e studimit, porositur nga Premier League, tregojnë se në vitet 2013/14 Premier League ka kontribuar direkt dhe indirekt nëpërmjet zinxhirit të furnizimit:
- 6.2 mld paund në prodhimin ekonomik të Mbretërisë së Bashkuar;
- 3.4 mld paund në PBB-në e Mbretërisë së Bashkuar
- 2.4 mld paund në tatime në favor të thesarit të shtetit
- Mbështet mbi 100,000 vende pune
Krye ekonomisti i EY-së, Mark Gregory, tha se ‘Loja e futbollit është me rëndësi të konsiderueshme ekonomike, sociale dhe kulturore në Britani të Madhe, dhe raporti ynë është përpjekja e parë për të përcaktuar ndikimin sasior të saj.’
Raporti vuri në dukje se ndërsa roli kryesor i Premier League është të organizojë konkursin e futbollit mes 20 klubeve që përbëjnë ligën ekziston ndërkohë një gamë të ardhurash – përfshirë biletat, marketingun dhe të ardhurat e transmetimit- që ‘rrjedhin’ drejt klubeve dhe më gjerë me pasoja të konsiderueshme ekonomike.
Këto të ardhura kanë lejuar që klubet të investojnë në të gjitha aspektet e lojës – përfshirë skuadrat e tyre, stadiumet dhe objektet e trajnimit – që nga ana e tyre kanë gjeneruar interes më të madh në konkurrencë nga tifozët e futbollit në Mbretërinë e Bashkuar dhe jashtë shtetit. Si pasojë e kësaj Premier League është bërë konkurrenti i tretë më i madh sportiv në botë nga të ardhurat, dhe më i madhi në Evropë, që lë mbrapa Bundesliga në Gjermani, La Liga në Spanjë dhe Serie A në Itali.
Raporti gjithashtu thekson faktin se ndikimi i Premier League dhe Klubeve shkon përtej ekonomisë teksa ajo gjeneron një sërë ndikimesh pozitive sociale përmes investimit të saj në objektet dhe mbështet një sërë programesh komunitare.
Këto programe po ndihmojnë në realizimin e një game të gjerë të përfitimeve të shëndetësisë, arsimit dhe sociale përmes rritjes së pjesëmarrjes në sporte dhe zhvillimin e aftësive.