Nga prodhuesit e çimentos dhe çelikut tek ata të plastikës, kompanitë evropiane që po përballen me kufizime gjithmonë e më të rrepta ndaj emisioneve industriale po përpiqen të gjenerojnë mënyra krijuese për të transformuar ndotjen që ata prodhojnë.
HeidelbergCement AG po përdorur shpërthimin e furrës për skorjen në beton, me qëllim që të reduktojë emetimet e dioksidit të karbonit me një të katërtën këtë vit në krahasim me 1990. ThyssenKrupp AG ka në plan të ri-organziojë gazrat e emetuara nga shkritorja e saj e çelikut në produkte të marketueshëm të tilla si methanoli. Dhe njësia e plastikës së Covestro të Bayer AG po konverton kimikisht CO2 në një përbërës në shkumën e përdorur në dyshekë dhe pajisje sportive.
Përpjekjet, të gjithë të kryera përpara skandalit të mashtrimit rreth emisioneve në Volksëagen AG, përfaqësojnë një nxitje të re drejt lëvizjess për të kufizuar ngrohjen globale. Kompanitë që janë stimuluar për të shkurtuar emisionet po përpiqen ta bëjnë këtë në një mënyrë që të rrisë fitimet.
Presioni vetëm do të intensifikohet me të dërguarit nga më shumë se 190 vende që punojnë me Kombet e Bashkuara për të lidhur këtë vit një marrëveshje që do të kufizojë ndotjen kudo.