Presidenca njëvjeçare e Trump-it: A ka qenë vërtet aq e keqe?

26/01/2018 9:03 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Pothuajse një vit pas marrjes së Presidencës nga Donald Trump, gjithsekush prej nesh duhet të ketë arritur në një konkluzion të ecurisë së saj, edhe pse një gjë e tillë nuk ka qenë fort e lehtë, shkruan The Economist.

Në prej botimeve më të fundit, “Zjarr dhe Tërbim” i Michael Wolff, i jep një goditje vitit të parë të Presidencës Trump në Shtëpinë e Bardhë, duke e cilësuar Presidentin e ri si një perandor të vogël egoist, i cili edhe nga stafi që ai vetë ka zgjedhur shihet si i papërshtatshëm për postin që gëzon.

Në Amerikë po zien debati në lidhje me shëndetin mendor të z. Trump. Presidenti e ka pasur të pamundur për ta përmbajtur veten në këtë drejtim, prandaj e ka ndezur edhe më shumë situatën duke publikuar në rrjetin Twitter rreth “gjenialitetit të tij të qëndrueshëm”, si dhe si një formë kërcënimi ndaj Koresë së Veriut, duke e mburrur veten në lidhje me madhështinë mbresëlënëse të butonit të tij bërthamor. Vëzhgimi i Trump është i detyrueshëm – kush nuk ka pritur për postimin e tij të radhës i shoqëruar nga ndjesia e ankthit dhe frikës? Duke marrë parasysh faktin sesa shumë gjëra rëndojnë mbi shpatullat e këtij njeriu, fokusi i karakterit të z. Trump është si i arsyeshëm ashtu edhe i nevojshëm. Por, nëse do t’i referoheshin arritjeve të tij të deritanishme në Presidencë, ato janë të paplota dhe kryesisht një tërheqje vëmendjeje e rrezikshme.

Shumë ripostime të lumtura

Për të parë dhe për të kuptuar se pse është e paplotë, duhet të merrni në konsideratë fillimisht se ekonomia amerikane ka ecur në një trajektore të mirë, duke shënuar një rritje me 3.2% në tremujorin e tretë.
Rritja e pagave të punëtorëve është duke tejkaluar pjesën tjetër të ekonomisë. Që nga momenti i largimit nga Barack Obama-s, niveli i papunësisë ka shënuar rënie, ndërkohë që tregu i aksioneve ka shënuar rritje.

Zoti Trump është shumë me fat. Nga ana tjetër, ekonomia botërore është duke shijuar nivelin e saj më të fortë të sinkronizuar që nga viti 2010. Por të gjithë këtë fat që e rrethon, ai e ka marrë duke u munduar që të bindë korporatat e Amerikës se ai është në anën e saj. Për shumë amerikanë, veçanërisht për ata që janë të zhgënjyer me Uashingtonin, zhurma e një kërcënimi të afërt për të gjithë Amerikën nga z. Trump, nuk tingëllon aspak e vërtetë. Pavarësisht fushatës së ashpër, z. Trump nuk ka realizuar asnjë prej kërcënimeve më të këqija.

Ai ka deklaruar se do të taksonte me 45% më shumë të gjitha mallrat kineze dhe se do të rishikonte ose t’i jepte fund, Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut me Kanadanë dhe Meksikën. Shumë shpejt, mund edhe të krijohen probleme në të dyja prej këtyre fronteve.
Presidenti e ka cilësuar NATO-n si të vjetruar dhe ka propozuar deportimin masiv të 11 milionë emigrantëve të paligjshëm. Por deri më tani, ai vazhdon të jetë pjesë e aleancës perëndimore dhe niveli i hyrjeve të emigrantëve në 12 muajt e fundit nuk është se ka pasur ndryshim në krahasim me periudhën përpara se Trump të merrte pushtetin. Për sa u përket arritjeve legjislative, ato kanë qenë modeste dhe mbi të gjitha, të ndërlikuara.
Një reformë tatimore që uli normat dhe thjeshtoi disa nga rregullat ishte gjithashtu regresive dhe e pafinancuar. Propozimi i tij për të dalë nga

Marrëveshja e Klimës së Parisit dhe partneriteti i ri Trans-Paqësor, janë dy prej lëvizjeve dhe propozimeve më të pakuptimta që ai mund të bënte.
Oportunizmi i tij dhe mungesa e theksuar e parimeve bazë, edhe pse në pjesën më të madhe të rasteve keqinterpretohet si diçka e turpshme, nga ana tjetër mund të nënkuptojnë se ai është më i hapur për t’u marrë me ato marrëveshje me të cilat shumica e paraardhësve të tij i kanë harruar.
Një javë më parë, ai bëri publik planin për të larguar të gjithë emigrantët e ardhur nga Salvadori, të cilët kishin të drejta të përkohshme për të jetuar dhe për të punuar në Amerikë, plan ky i justifikuar me ndërmarrjen e një reforme më të gjerë mbi emigracionin.
Ai tha gjithashtu se do të shkojë në Davos, ku do t’u fërkojë supet globalistëve.

Gjëja më e keqe e karakterit të Trump është se ai largohet nga disa prej problemeve më të rëndësishme të qeverisë amerikane. Burokracia është aq e pamjaftueshme sa po mbështetet në hakërrimet e industrisë për hartimin e politikave.
Ata i kanë dhënë formë derregullimit dhe klauzolat e shkruara në faturën e taksave, i kalojnë kostot nga aksionerët te shoqëria.
Për shkak se republikanët e Senatit konfirmuan emërimin e shumë pak gjyqtarëve në dy vitet e fundit të z. Obama, z. Trump po e drejton gjyqësorin në mënyrë dramatike në krahun e të djathtëve.

Covfefe* dhe mistere të tjera

Ashtu siç edhe është shkruar në mënyrë të vazhdueshme gjatë vitit të kaluar, z. Trump është cilësuar si një njeri me të meta të thella në gjykimin e çështjeve të ndryshme dhe pa temperamentin dhe karakterin e duhur për të udhëhequr një shtet të mrekullueshëm siç është Amerika, e cila edhe po dëmtohet shumë nga Presidenca e tij.
Por edhe ky konstatim, për momentin, është thjesht një fantazi. Hetimi i Mueller për lidhjet e tij me Rusinë gjatë fushatës zgjedhore, duhet të vazhdojë rrugën drejt zbardhjes së saj. Vetëm atëherë Amerika mund të shpresojë që të vlerësojë nëse sjellja e tij e kalon testin e pafajësisë për implikimin në atë proces për të cilin akuzohet. Largimi i z. Trump nëpërmjet Amendamentit të 25-të, ashtu siç edhe dëshirojnë disa, do të ishte edhe më i vështirë.

Gjendja mendore e zotit Trump është e pamundur për t’u diagnostikuar nga larg, por ai nuk duket të jetë më i çmendur sesa vetë votuesit në momentin kur e zgjodhën atë në vend të Hillary Clinton.
Vetëm nëse ai nuk do të mund ta shohë më veten në pasqyrë (e cila, në rastin e Trump, me siguri është një nga alternativat e fundit që mund të ndodhë), as Kabineti i tij dhe as Kongresi nuk do të mund ta largojnë. Dhe as nuk duhet ta bëjnë një gjë të tillë. Alarmi i vandalizmit të z. Trump ndaj dinjitetit dhe normave të presidencës mund të shihet në disa këndvështrime.
Nëse do të kishte qenë aq e lehtë saqë një grup i brendshëm njerëzish të Uashingtonit të largonin një President duke përdorur Amendamentin e 25-të, demokracia amerikane do të shkonte drejt oligarkisë. Nxitimi për të dënuar ose për të shfajësuar z. Trump përpara se të përfundojnë hetimi ndaj z. Mueller, po politizon drejtësinë.

Sa herë që kritikët e z. Trump përpiqen që ta ndalojnë atë në forma nga më të ndryshmet, ata nuk bëjnë gjë tjetër veçse të ushqehen nga një militantizëm i shfrenuar, i cili do të ndikojë edhe në vendosjen e një precedenti që do të përdoret një ditë edhe kundër një Presidenti të mirë që do të jetë duke luftuar për një kauzë të denjë, por jo popullore. Kjo logjikë vlen edhe për Korenë e Veriut.

Z. Trump nuk është Presidenti i parë që ka ngritur pyetje rreth faktit nëse është i aftë të kontrollojë armët bërthamore. Këtu mund të përmendim për shembull problemin Richard Nixon-it me pijen, apo ose mbështetja e z. Kennedy për ilaçet kundër dhimbjeve, drogës antidepresantëve si dhe të antipsikotikëve. Konstatimet dhe vlerësimet e ashpra ndaj z. Trump, se ai mund të jetë mendërisht i paqëndrueshëm, janë shumë të rrezikshme.
Z. Trump ka qenë një President i dobët në vitin e tij të parë. Në të dytin, ai mund t’i shkaktojë Amerikës, dëme edhe më të rënda. Por telenovela presidenciale është një diversion. Ai dhe administrata e tij duhet të japin llogari me imtësi, në lidhje me punët që ata merren realisht.

———-

Covfefe*është një prej fjalëve më të reja të shpikura nga Donald Trump, në një postim të tij të fundit gjatë orëve të vona të natës. Disa thonë që ai mund të ketë qenë i dehur në momentin që e shkroi atë fjalë, ndërsa disa të tjerë thonë që ai ka qenë duke komunikuar me rusët. Ka edhe nga ata sipas të cilëve një fjalë e tillë nënkupton fjalën, kafe.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz