Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, shkroi një artikull ku përgëzonte hapjen e IKEA-s në Serbi, duke theksuar se ky hap është vetëm një tregues mjaft i qartë i arritjeve të politikës së tij ekonomike.
Kjo kompani, IKEA, tentoi të hapë rrjetin e saj edhe më herët në Serbi, ekzaktësisht në 1991, por ajo u largua shumë shpejt nga ky qytet për shkak të fillimit të luftës.
Prandaj Vuçiç e theksoi edhe më shumë këtë fakt, duke thënë se “rikthimi i saj tregon më së miri nivelin ku ne jemi, nivelin në të cilin ndodhet Serbia”.
Sipërfaqja e këtij dyqani do të jetë 300,000 metra katrorë, dhe ai do t’i hapë dyert për të gjithë klientët nesër paradite