Po, është e vërtetë. Profesionistët pritet të japin prezantime si pjesë e punës së tyre. Por me siguri me arsimimin e tyre, qoftë në universitet ose në kolegje të tjera, dhënia e një prezantimi është i hapur? Por, në fakt jo!
Një sondazh i Gallup zbuloi se 40% e popullsisë kanë frikë të flasin në publik. Nuk ka rëndësi sa i madh apo i vogël është grupi, ka disa njerëz të cilët druhen së tepërmi të prezantojnë punën e tyre. A ndikon kjo në punën e tyre? Potencialisht, po.
Pra, cilat janë fushat e rëndësishme në vendin e punës, në lidhje me aftësitë prezantuese?
Njihni audiencën tuaj
Kuptoni se çfarë dëshiron audienca të marrë nga prezantimi. Ju duhet të jenë të ndërgjegjshëm për njerëzit në mbledhje apo në sallën e konferencave. Është pikërisht kjo mënyra që prezantimi juaj do të plotësojë dhe tejkalojë prittshmërite e audiencës dhe po në këtë audienca do të marrë nga ju atë për të cilën erdhi.
Planifikoni prezantimin tuaj
Planifikimi i strukturës së prezantimit tuaj – dhe duke ditur se kush është struktura që funksionon për audiencën tuaj – është shumë ei rëndësishëm. Që audienca juaj të përthithë informacionin, ai duhet të përcillet në një format të lehtë për tu ndjekur.
Bëni një prezantim interesant
Përfshija e vëmendjes nuk zgjat shumë, pak rëndësi ka se sa i avancuar është publiku. Sigurohuni që të përfshini disa pika me të vërtetë interesante, dhe ndryshoni llojin e cështjeve të interesit, pasi kjo do të ndihmojë të siguroni vëmendjen e pjesëmarrësve.
Vishuni sipas rregullave
Paraqitja juaj në vendin e punës ka rëndësi të vecantë. Jo vetëm që supozohet se jeni një lider i spikatur në temën tuaj të përzgjedhur për prezantim, por ju jeni gjithashtu në konkurrencë me të tjerët që dëshirojnë të përparojnë. Nëse ju nuk paraqiteni mirë, për sa i përket rrobave, flokëve, këpucëve, shkresave, etj, njerëzit do ta vinë re dicka të tillë dhe kjo do të ketë ndikimin e vet.
Tregoni se keni interes
Entuziazmi juaj për temën është thelbësore. Nëse ju dukeni të painteresuar mbi temën rreth së cilës po flisni, audienca juaj do e vrë re dicka të tillë.
Organizohuni
Audienca juaj do e vlerësojë nëse ju jeni i organizuar për një takim apo prezantim. Nëse ka ndryshime apo luhatje të vogla, audienca do e kuptojë. Nëse nuk jeni organizuar sic duhet dhe jepni përshtypjen se nuk jeni përgatitur, pjesëmarrësit nuk do ju simpatizojnë dhe do të shfaqin mërziti gjatë takimit.
Përpiquni të ruani qetësinë
Të mbani nën kontroll nervozizmin dhe të ndërtoni besim është e rëndësishme – ju nuk do të arrini të përcillni mesazhin tuaj nëse nuk e bëni dicka të tillë. Ndërgjegjësimi mbi mënyrën e prezantimit të punës suaj do ju ndihmojë me ndërveprimet me kolegët dhe klientët. Kjo do të ndikojë përfundimisht nëse do të arrini të siguroni rritjen e rëndësishme në deturë apo nëse do e fitoni punën e re aq shumë të dëshiruar.