Prezantohet Huawei Nova2i. Risi, dy kamerat në pjesën e përparme për selfie të përsosura

04/10/2017 4:38 PM 0 komente

Huawei prezantoi telefonin e ri, Nova 2i, smartphone-t e parë të kompanisë kineze me ekran FullView, me raport 18:9. Bëhet fjalë për një telefon të veçantë, me katër fotokamera.

Dy në pjesën e pasme dhe dy në pjesën e përparme (njëra 13 megapiksel kurse tjetra 2 megapiksel). Një zgjidhje për gjithë ata që pëlqejnë të bëjnë selfie.

Nova 2i i paraprin Huawei Mate 10 Pro, që do të prezantohet nga kompania kineze më 16 tetor në Mynih. Për momentin Huawei nuk e ka bërë ende të ditur çmimin e smartphone.

Nova 2i do të debutojë në treg brenda disa javësh.

Sektori fotografik i Huawei Nova 2i

Sa i përket fotokamerës së pasme, ka dy sensorë: njëri 16 megapiksel kurse tjetri 2 megapiksel. Informacionet e mbledhura nga dy sensorët 2 megapiksel, si nga kamera e përparme, si nga ajo e pasme, përdoren për t’i dhënë më shumë thellësi sfondit dhe efekt Bokeh imazheve. Bokeh është një term fotografik dhe konsiston në fotografimin e një objekti në plan të parë me një sfond të paqartë, duke përdorur një thellësi fushe shumë të shkurtër.

 

Nova 2i -3

 

Huawei ka bërë një punë të mirë edhe sa i përket flash të fotokamerës së përparme. Përdor një kënd ndriçimi 120 gradë dhe dy nivele ndriçimi rregullohen automatikisht në varësi të kushteve të mjedisit. Sipas Huawei, me këtë zgjidhje, drita që del nga flash-i në kamerën e përparme është e ngjashme me dritën e diellit. Natyrisht për të suportuar katër fotokamerat në smartphone, kompania kineze ka punuar edhe në drejtim të software.

 

Nova 2i -1

 

Karakteristika të Huawei Nova 2i

Ekrani i Huawei Nova 2i është FullView, 5,9 inç, me rezolucion 2160 x 1080. Te ky model gjejmë lexuesin e gjurmëve dixhitale të vendosur në pjesën e pasme, poshtë fotokamerës vertikale. Nova 2i ka procesor Kirin 659, i suportuar nga 4GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet.

Bateria është 3,340mAh dhe sipas kompanisë duhet të zgjasë dy ditë me përdorim normal dhe një ditë e gjysmë me një përdorim të shpeshtë. Sistemi operativ është Android 7.0 Nougat, i personalizuar me EMUI 5.1. Telefoni do të jetë i disponueshëm në tri ngjyra.

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz