Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi do të bëjë prezantimin e programit për bujqësi dhe zhvillim rural 2015 dhe programit për pagesat direkte 2015.
Këto dy programe përfshijnë një buxhet prej 43 milionë eurove që do të shpërndahen për fermerët në formë të granteve dhe pagesave direkte, shkruan RTK-ja.
Në prezantim janë ftuar të marrin pjesë drejtorë të drejtorive bujqësore të komunave, shoqata të fermerëve, si dhe palë të tjera të përfshira në këtë sektor.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.