Prezantohet Strategjia kombëtare e Prokurimit publikPrishtinë | 03/03/2017 14:37 SHPËRNDAJE Ministria e Financave dhe Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, kanë prezantuar “Strategjinë kombëtare të Prokurimit publik 2017-2021”, e cila synon një sistem efikas, llogaridhënës dhe plotësisht transparent.
Kryeministri i vendit Isa Mustafa, tha se është një prej strategjive më të rëndësishme për vendin. Ndërsa, shprehu përkushtimin e Qeverisë të cilën e drejton, për mbështetjen e kësaj strategjie dhe të këtij procesi, me qëllim që të jetë sa më transparent dhe efikas.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se avancimi i Prokurimit Publik mbetet prioritet kryesor i kësaj Qeverie. Ndërsa, strategjia në fjalë, siguron një sistem transparent, sa i përket shfrytëzimit të parasë publike.
Kryetari i komisionit rregullativ i Prokurimit Publik, Safet Hoxha tha se kjo strategji do të jetë një udhërrëfyes në rrugëtimin e tyre, në pesë vitet e ardhshme.
Po ashtu, u tha se Strategjia për realizimin e saj, ka paraparë një vizion i cili synon të krijojë një sistem funksional, konkurrues, të përgjegjshëm dhe transparent të prokurimit, që siguron besimin e taksapaguesve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës./KosovaPress/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.