Prezantimi i një ideje të re ndaj shefit tuaj nuk duhet të jetë e sikletshme apo e frikshme. Disa këshilla praktike nga revista eHoë do ju ndihmojnë në rrugën tuaj dhe do ju japin besimin dhe kurajon për ti ndarë idetë tuaja me bindje.
- Mblidhni informacion që mbështesin idenë tuaj. Gjeni statistika që tregojnë suksesin e potencial të propozimit tuaj me shembuj përkatës.
- Shkruani idetë tuaja në letër përpara se t’ia paraqisni shefit tuaj. Ajo që duket e madhe në kokën tuaj mund të rafinohet pasi ta shihni të shkruar. Është gjithmonë një ide e mirë ti paraqisni shefit një propozim me shkrim (sigurohuni të përfshiini emrin tuaj), kështu që ai / ajo mund ta procesojë atë pasi të keni dalë nga takimi.
- Përgatisni skenarët e rasteve më të mirë të idesë suaj në veprim dhe përgatituni për pyetjet ‘ponëse’. Ndihmoni shefin juaj të parasfytyrojë gjëra pozitive që mund të ndodhin si rezultat i idesë tuaj. Ilustroni sukseset potenciale.
- Përballuni me shefin tuaj në kohën e duhur për fushatën tuaj – ideale do të ishte gjatë një dite jo shumë të ngarkuar. Kurrë mos u përballni në fund të ditës ose gjatë pushimit për një tjetër takim. Me një takim të planifikuar ju siguroni një audiencë të fokusuar dhe vëmendjen e plotë të shefit.
- Tregoni respekt, veçanërisht në qoftë se shefi juaj nuk entuziazmohet menjëherë me idenë tuaj. Jepini atij / asaj kohën për ta përpunuar dhe tregohuni të hapur që të diskutoni idenë tuaj për të akomoduar sugjerimet e tij. Tregoni gjithmonë mirënjohjen tuaj që keni pasur shansin të bëni një propozim dhe planifikoni të siguroni fidbek pasi shefi juaj të ketë pasur mundësinë të analizojë propozimin.
Sigurohuni të mbai kontakte të mira me sy ndërsa paraqisni idetë tuaja – kjo tregon besim dhe forcë dhe përcakton tonin e takimit. Mos kini frikë të propozoni sugjerimet tuaja. Edhe në qoftë se nuk përqafohen të gjitha idetë tuaja, kjo tregon iniciativë, kreativitet dhe ia vlen të ndërmarrësh riskun që idetë tuaja të dëgjohen.