Zv. Presidenti aktual i FIFA-s Ali Bin Al Hussein, princi i Jordanisë, ka vendosur të përballet me presidentin aktual Blatter, në zgjedhjet e ardhshme, për të qenë në krye të FIFA.
Princi jordanez ka njoftuar se do të përpiqet të bllokojë Blatter nga marrja për të pestën herë e kreut të organizatës.
“ Po synoj presidencën e FIFA-s sepse besoj se është koha që të ketë një ndërrim fokusi nga administrimi dhe të rikthehet vëmendja te sporti”, u shpreh princ Ali.
“Kryefjala duhet të jetë rreth futbollit, jo rreth FIFA-s”- ka shtuar ai, pa përmendur Blatter-in.
FIFA është shoqëruar shpesh me një numër të madh të akuzave për korrupsion. Pati një hetim vitin e kaluar në dyshimet rreth një ryshfeti në lidhje me procesin e tenderit të Kupës së Botës. Rusia fitoi ofertën për të organizuar turneun 2018 dhe Katari, një komb me shumë pak histori të futbollit, është vendosur për të pritur Kupën e Botës 2022.
Organi drejtues i FIFA-s u dëmtua nga polemikat e mëtejshme muajin e kaluar, kur avokati që hetoi akuzat, dha dorëheqjen dy vjet pasi ai u emërua nga Blatter. Ish-avokati amerikan Michael Garcia u “përlesh” me FIFA-n pasi ajo nuk pranojë të botojë raportin e tij të plotë mbi akuzat e korrupsionit dhe ryshfetit.
Reputacioni i Princi Ali është i paprekur, duhet thënë, kur është fjala për FIFA-n. Ai ka qenë i kredituar për ta shndërruar federatën në një model të etikës, transparencës dhe qeverisjes së mirë.
FIFA nuk ka komentuar ende mbi vendimin e princit jordanez për të kandiduar për president.
Zgjedhjet për kreun e FIFA-s vendoset më 29 maj në një votim të fshehtë dhe kandidatët që dëshirojnë për të kandiduar, duhet të aplikojnë para 29 janarit. Një kandidat ka nevojë për dy të tretat e votave për të fituar.
Ish-diplomati Jérôme Champagne është një person tjetër, i cili pritet të hyjë në garën presidenciale për kreun e FIFA-s.