Quhet Kleemotion dhe mund ta provoni në Salone del Mobile në Milano, në kuadrin e një projekti që lindi nga bashkëpunimi i Institutit Marangoni në Milano dhe kompanisë Sharebot
Quhet Kleemotion dhe është një software në gjendje të gjenerojë në kohë reale forma dhe objekte në bazë të inputeve emocionale apo zanore që merr. Programi inovativ do të prezantohet në Salone del Mobile në Milano, nga data 4 deri më 9 prill në kuadrin e projektit «Touch your voice. 3D printing and interactive sound customization», koordinuar nga Sergio Nava, docent dhe dizajner në Institutin Marangoni (The School of Design) të Milanos, në bashkëpunim me Sharebot, kompani e specializuar në zhvillimin e printerëve në 3D.
Si funksionon software
Nëpërmjet një mikrofoni, Kleemotion do të kapë zërin e vizitorëve, më pas do ta analizojë dhe konvertojë në formën e një koni të vogël, që do të printohet në 3D falë printerëve “42” të Sharebot, i cili mund të përdoret si amplifikator për smartphone. Çdo kon do të jetë ndryshe nga tjetri, ndër të tjera do të jetë përfaqësimi viziv i inputeve të veçanta zanore që do të merren nga software.
Kombinimi i muzikës dhe dizajnit
Objektet që mund të printohen nga Kleemotion janë potencialisht të pafundme. “Gjithçka varet nga parametrat e brendshëm të software, që i krijojmë ne vetë”, – shpjegojnë Daniele Fumagalli, 25 vjeç, dhe Lorenzo Ronzoni, 22 vjeç, të cilët në universitet kanë studiuar për product design dhe sot punojnë në kompaninë Sharebot.
Eksperimenti me fëmijët
“Për të zhvilluar modelet e para ne zgjodhëm të punojmë me fëmijët e një kopshti, pasi janë më instinktivë dhe kanë më shumë intuitë se sa të rriturit” – shprehen Fumagalli dhe Ronzoni. “U dhamë fëmijëve të dëgjojnë tre këngë – një melodike, një më ritmike dhe një këngë diskoteke dhe më pas u kërkuam atyre të vizatojnë grafika duke ndjekur ritmin e muzikës. Në këtë mënyrë ata patën konfirmimin se si tingujt ndikojnë në sjelljen njerëzore, me mundësinë që në të njëjtën kohë për t’u përfaqësuar vizualisht në bazë të perceptimit të atyre që e dëgjojnë.
Burimi: corriere.it