Mësohet se komuna e Prishtinës, me gjithë fshatrat e saj, ka në total 1.400 rrugë të paemërtuara.
Këtë fakt e ka pohuar kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, i cili ka thënë se aktualisht kjo komunë i ka 2.000 rrugë, kurse vetëm rreth 600 prej tyre janë të emërtuara. Për shkak të kësaj, Ahmeti ka thënë se Komuna është duke punuar në sistemin e finalizimit të adresave nëpër rrugë, shkruan Koha Ditore.
Komuna e Prishtinës e ka të themeluar një komision për këtë çështje, mirëpo zyrtarët e tij theksojnë se zgjerimi i Prishtinës me të shpejtë, pas përfundimit të luftës, duke u krijuar lagje të tëra, ka ndikuar që të mos mund të vendosen shpejt emërtimet.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.