Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (ISHKP), rekomandon që të bëhet furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe përgatitje të ushqimit deri në stabilizimin e turbullirës. Kjo sipas tyre, për shkak të kompromitimit të cilësisë së ujit.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, rekomandimi i tyre bazohet në rezultatet e monitorimit të ujit për pije në Prishtinë, të bëra të hënën, ku të dhënat laboratorike për parametrat bakteriologjik dhe kimik rezultojnë mbrenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012. Parametri fizik, turbullira rezulton me vlera lehtësisht të shtuara në zonat selektive, zona e furnizimit nga sistemi i Batllavës.
“Situata epidemiologjike është në kontrollë të vazhdueshme nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të pasojë me rekomandime të reja”, thuhet në njoftimin IKSHP-së.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.