Ende është e panjohur se çfarë do të ndodhë me Postën dhe Telekomin e Kosovës (PTK), pasi Qeveria e re nuk ka prezantuar një plan konkret lidhur me privatizimin apo mosprivatizimin e saj.
Megjithatë, Opozita vlerëson se tani nga kjo përbërje e koalicionit, nuk shpresojnë që do të ketë llogaridhënie, shkruan Kosova Sot, edhe pse opozita premton se do të mbikëqyri punën e saj.
Ndërkohë, zyrtarët e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik nuk kanë dhënë përgjigje. Ndërsa përfaqësues nga komuniteti i biznesit thonë se modeli më i mirë për procesin e privatizimit të PTK-së është shitja e saj në tërësi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.