2016 perceptohet si viti i shansit për sektorin e turizmit. Në Turqi turistët për këtë vit mund të bëjnë pushime me një kosto më të ulët dhe me një shumëllojshmëri më të madhe hotelesh.
Pa dyshim që eleminimi i embargos që zbatohej ndaj Iranit, do të gjallërojë edhe më shumë turizmin ndërsa përfaqësuesit e sektorit, bëjnë të ditur se media e huaj po përpiqet të krijojë një perceptim negativ duke pasqyruar zhvillimet në rajonin e Turqisë, por ky perceptim ‘nuk ka pirë ujë’.
Përfaqësuesit e sektorit turistik janë të mendimit seTurqia me mundësitë dhe cilësinë që u ofron turistëve të huaj do të arrijë përsëri majat.