Këshilli Social dhe Ekonomik i Qeverisë Serbe, sindikatat dhe Shoqata Serbe e Punëdhënësve, kanë nisur negociatat mbi pagën minimale për vitin 2018. Udhëheqësit e punës përballen me një betejë të vështirë, njofton EURACTIV.rs.
Sindikatat e Serbisë besojnë se kushtet janë “të pjekura” për rritjen e pagës minimale, e cila as nuk mbulon koston e një shporte bazë të konsumit, ndërkohë që punëdhënësit po kushtëzojnë një ngritje me një reduktim të taksave të imponuara për bizneset.
Sindikatat kërkojnë që paga minimale për orë të rritet nga 130 dinarë (1.07 euro) në 154 euro (1.3 euro), ndërsa Shoqata e Punëdhënësve ofron një ngritje prej rreth 8 përqind, në afërsisht 140 dinarë (1.2 euro).
Paga minimale për vitin 2018 duhet të përcaktohet deri më 15 shtator.