Ditët e fundit Aeroporti i Londrës ka shprehur shqetësimet e tij në drejtim të ndërtimit të një prej kullave më të larta në Londër, e cila do të ketë formën e një tulipani dhe pjesë e së cilës do të jenë edhe disa sfera të vogla rrotulluese prej xhami të cilat qëndrojnë në pjesën e saj më të lartë dhe që do të shkëputen prej saj për t’i ofruar vizitorëve një pamje sa më qartë të qytetit.
Sipas aeroportit një gjë e tillë mund të përbejë problem për shërbimin ajrot sespe ato gondola të vogla ajrore mund të krijojnë probleme për kontrolluesit e trafikut ajror.
Ekspertët teknikë janë shprehur se sferat rrotulluese prej xhami të cilat do të mbajnë vizitorë mund të interferojnë në sistemin radar ajor.
Ata vazhdojnë më tej duke thënë se fillimi i ndërtimit të kësaj kulle nuk duhet të lejohet deri në momentin që të kryhen të gjitha analizat e nevojshme mbi ndikimin e saj në sistemin radar ajror.
Kjo kullë e cila ka formën e një tulipani dhe që është rreth 305.3 metra e lartë është projektuar nga studioja e arkitektëve Foster+Partners.
Lartësia e kësaj ndërtese do të jetë sa dyshishi i syrit të Londrës, një tjetër atraksion turistik në kryeqytetin anglez.
Këto sfera të vogla rrotulluese prej xhami mund të ndikojnë në shpërqendrimin e kontrolluesve të trafikut ajor duke i marrë ato si objekte fluturuese dhe për pasojë të japin kordinata të gabuara.
Edhe pse sistemet e radarëve ajrorë janë shumë modern dhe mund të bëjnë dallimin e objekteve të tjera fluturuese nga aeroplanët, natyra e lëvizshme e ndërtimit të kullës në formë tulipani mund të interferojë në këto sisteme.
Kjo kullë do të ketë në brendësi të saj lokale, restorante dhe një galeri qe të ofron një pamje fantastike të kryesqytetit anglez.
Foster+Partners kompania që është marrë me projektimin e kësaj kulle ka bërë gjithashtu edhe dizajnin e kullës tjetër që ndodhet aty pranë, Gherkin, si edhe zyrave qendrore të Bloomberg-ut me vlerë 1.3 miliardë paund (1.7 miliardë dollarë).
Ky plan i propozuar për fillimin e ndërtimeve të kësaj kulle në fillim të vitit 2020 dhe që do të zgjasë për një periudhë pesë vjeçare deri në vitin 2025, po përballet edhe me kundërshtinë e një numri të lartë banorësh, të cilët nuk arrijnë të kuptojnë se përse një kulle e tillë duhet të ketë edhe këto sfera të vogla rrotullues prej xhami.