Problemet përbrenda Bashkimit Europian janë bërë shkas që integrimi i Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën, të rangohet si dytësor në Bruksel. Analistët vlerësojnë se proceset integruese janë stopuar, ndërsa Ministria e Integrimit Europian e pranon se procesi i liberalizimit po dëmtohet shumë nga refleksionet e brendshme në BE
Sfida me numrin e madh të refugjatëve dhe frika nga terrorizimi kanë trazuar jo pak Bashkimin Europian. Ndërsa referendumi i Britanisë për t’u larguar nga BE-ja i ka dridhur themelet e këtij institucioni, i cili llogaritet ekonomia më e madhe në botë. Euroskepticizmi është në rritje e sipër ndërsa tani janë edhe zyrtarë të rëndësishëm të cilët pranojnë se ky institucion edhe mund të shpërbëhet.
“Po, Bashkimi Europian mund të dështojë. Nëse ne nuk jemi të kujdesshëm, BE-ja mund të shpërbëhet”, ka thënë së fundmi presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz, në një intervistë për “Allgemeine Zeitung”. E sipas Ministrisë së Integrimit Europian të Kosovës, pasojat pritet t’i ndiejë edhe Kosova në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave, përkatësisht për fazën finale, ku vendimi është politik.
Në anën tjetër, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se këto probleme janë shfaqur në një periudhë shumë të keqe për Kosovën pasi që BE-ja aktualisht ka ndaluar procesin e zgjerimit. /Zeri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.