Pagat dhe pensionet nuk do të rriten. Ky fakt ështe bërë i ditur në emisionin “Ekopolitikë” të gazetares, Aurora Sulçe, nga Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave, Geraldina Prodani.
Ajo ka deklaruar se në korrik, kur do të bëhet rishikimi i buxhetit nuk është parashikuar rritje pagash dhe pensionesh, pasi objektivi do të jetë ulja e borxhit.
Prodani: Nuk do te ketë rritje te pagave dhe pensioneve ne rishikimin e buxhetit ne korrik. Rritja e pagave dhe pensioneve mund te jete pjese e buxhetit 2017. Nuk eshte vendosur ende nese do te kete uljë te tvsh se turizmit dhe rentes minerare ne paketën fiskale 2017
Prodani: Ngelet për tu adresuar monitorimi i detyrimeve të prapamebtura të cilën ne po e bëjmë. Ato çka janë akumuluar për momentin do të rizgjidhen dhe do të jenë pjesë e buxhetit të rishikuar i cili pritet të përmbyllet në korrik.
Prodani ka zbardhur edhe vlerën prej 2.3 miliardë lekë të detyrimeve të papaguara që ka krijuar Qeveria, për të cilën edhe FMN bëri kritika në konferencën për shtyp në mbyllje të vizitës dy javore në Tiranë.
Sulçe: Sa është vlera e detyrimeve që pritet të zgjidhet me rishikimin e buxhetit që do ti bëni?
Prodani: Vlera është 2.3 miliardë lekë, por nga këto 1 miliard janë vendime gjyqësore dhe 1.3 janë punë të kryera të progresuara nga investitorët të cilat do të rialokohen me buxhetin e rishikuar të këtij viti.
Sulçe: Vetëm investime publike apo edhe në sektprë të tjerë?
Prodani: Në investime publike dhe vendimet gjyqësore janë kryesisht shpenzime koherente
Sulçe: Për punionjës që janë larguar padrejtësisht nga puna dhe që kanë fituar gjyqet..
Prodani: Jo vetëm. Ne jo vetëm i kemi monitoruar detyrimet e prapambetura, por kemi vendosur një mekanizëm kontrolli i cili është ne thesar. Ne e kemi bërë këtë duke monitoruar dhe regjistruar edhe kontratat, e cila nuk lejon më institucionet të ndërmarrin angazhime përtej asaj, ashtu sikundër është bërë më përpara, kundrejt fondit që ato kanë në dispozicion.
Sulçe: A ishte kjo qeveri që premtoi se nuk do të krijonte detyrime të reja për biznesin?
Prodani: Kjo është arsyeja që po të them që kemi vendosur mekanizmin e kontrollit, të monitorimit dhe kjo është ne thesar të shtetit.
Sulçe: Pse janë krijuar këto lloj detyrimesh?
Prodani: Këto detyrime janë detyrime kundrejt …dmth biznesmeni duke qenë se e ka makinerinë në rrugë, ai vazhdon progreson pavarësisht se…është një punë e kryar e cila mund të jetë jashtë planit. Është një risk që ai e ndërmerr vetë.Përsa i takon pushtetit vendor, po është e vërtetë që pushteti vendor me reformën e re është gjendur në të njëjtin kolaps që u gjend, ka trashëguara detyrime të prapambetura. Ne po i monitorojmë.
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Financave ka bërë të ditur gjithashtu se po bëhet një studim për kadastrën fiskale mbi të cilën do të veprohet edhe për taksën e pronës bazuar mbi vlerën reale të saj, një tjetër shqetësim ky i FMN-së adresuar Qeverisë, pasi ky detyrim tani mblidhet në nivele shumë të ulëta.
/ORANEWS
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.