Furnizuesit e Apple do të fillojnë prodhimin e gjeneratës së re të iPhone në Kinë muajin e ardhshëm, raportoi Bloomberg, duke cituar burime të ndryshme informacioni.
Apple po e rrit prodhimin e iPhone me madhësi ekrani prej 4.7 dhe 5.5 inç, modele të cilat mund të transportohen te të gjithë shitësit e saj, prej muajit shtator, thuhet më tej në raport.
Apple është duke bërë gati prezantimin e dy versioneve të reja të iPhone, duke e shtyrë performancën e saj të biznesit në vjeshtën e këtij viti, që është një lëvizje e pritur për kompaninë më të famshme amerikane.
Industria, për një kohë të gjatë, ka spekuluar se Apple synon të krijojë modelet e reja të iPhone me ekrane më të mëdha, për të rivalizuar ashpër me Samsung, telefonat e së cilës kanë rezultuar të suksesshëm në Azi dhe tregje të tjera, pikërisht për këtë tipar që e ofrojnë për përdoruesit.