Prodhuesit shqiptare të grupuar së fundmi në një shoqatë i kanë kërkuar qeverisë Rama 2 që të marrë në konsideratë disa masa që do të lehtësonin klimën e biznesit në sektorin prodhues. Në një deklaratë të hapur për median ata kanë bërë disa rekomandime se ku duhet të fokusohen politikat e qeverisë për biznesin prodhues.
Së pari kërkohet përmirësimi i kuadrit ligjor dhe garantimi i sigurisë ligjore, nëpërmjet:
– Respektimit rigoroz të ligjit për konsultimin publik duke bërë ndërhyrje në legjislacionin aktual për penalizmin individual të çdo zyrtari publik që nuk e zbaton këtë ligj;
– Përfshirjes së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë këshillat/komitetet konsultative për legjislacionin që prek ekonominë;
– Përfshirjes së Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë në tryezat permanente dhe periodike të organizuara nga Ministri për mbrojtjen e Sipërmarrjes dhe Ministrive të tjera të linjës sipas sektorëve;
– Përfshirjen e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë në procesin e negocimit me BE.
Së dyti kërkojnë përmirësim e procesit të inspektimit, nëpërmjet:
– Shtrirjes së inspektimit “online” në të gjithë fushat e inspektimit, si një skemë që mbështet prodhuesit e formalizuar dhe lufton informalitetin;
– Përballimit të tarifave të analizave laboratorike të kërkuara në procesin e inspektimit nga buxheti i shtetit;
– Rishikimit dhe lehtësimit të procedurave për kontrollet dhe vetëkontrollet ndaj sipërmarrjes prodhuese;
– Rregullimit të mbivendosjes së kompetencave të inspektimeve të ndryshme pasi shpesh ka mbivendosje në fushat e kontrollit;
– Heqjes së tarifës së skanimit në dogana pasi bie në kundërshtim me legjislacionin për inspektimin.
Së treti kërkojne përmirësimi i legjislacionit të punës nëpërmjet:
– Rishikimit të gjobave ndaj bizneseve pasi aktualisht vlerat e tyre variojnë nga 20 – 50 rroga duke i vënë bizneset në një presion të papërballueshëm;
– Rritjes së fleksibilitetit në marrëdhëniet e punës për sa i përket orareve dhe kompensimit të orëve jashtë orarit.
-Rishikimit dhe unifikimit të procedurave doganore dhe tatimore për sa i përket penaliteteve dhe të drejtës së ankimimit.
Blloku i dytë i kërkesave ka të bëjë me ndërmarrjen e politikave që do të rrisnin aftësinë konkuruesë në vend nëpërmjet:
– Heqjes së taksave doganore për artikujt që janë lënde e parë për industrinë prodhuese;
– Heqjes së disa taksave dhe tatimeve të panevojshme të mbetura në sistem pa asnjë vlerë për buxhetin e shtetit, por duke krijuar vështirësi për sipërmarrjen (Taksa e amballazhit);
– Heqjes së akcizave për lëndët e para djegëse për industrinë prodhuese;
– Reduktimit të taksës mbi artikullin me kod 39235010 (Tapa dhe pipeta për prodhimin e shisheve plastike). Kjo tarifë arrin në 50 % të çmimit të blerjes së këtij artikulli ndërkohë kur në vendet e rajonit është 0 ÷ 6 % (Greqi 0 %, Kosovë 0 %, Mali i zi 3 %, Maqedonia 6 %, Bullgari 0 %). Kjo taksë, që i vë në vështirësi të gjitha industritë vendase, propozojmë të ulet nga 100 lekë / kg në 10 lekë / kg dhe të shtrihet, pa përjashtim, në të gjithë produktet dhe ambalazhet plastike.
– Rishikimit të legjislacionit për rimbursimit të TVSH dhe Akcizës duke hequr kushtëzimin e rimbursimit me kontrollin e detyrueshëm ndaj subjekteve dhe duke përcaktuar sanksione ndaj administratës shtetërore për vonesa në rimbursim;
– Rishikimit në ulje të nivelit të taksave lokale duke patur në kosideratë që shpesh herë taksat e përkohshme kthehen në të përhershme pa një afat të përcaktuar duke tejkaluar të drejtat ligjore;
– Rishikimit në ulje të nivelit të taksës së pasurisë mbi ndërtesat e industrive prodhuese deri në masen 50 lek/m2;
– Heqjes së plotë të TVSH në import për makineritë/pajisjet për prodhuesit vendas;
– Mbështetjes shtetërore dëri në masën 50 % për pagesat e sigurimeve shoqërore për vendet e reja të punës (për një afat 6 mujor) në ndihmë të industrive prodhuese;
– Uljes së çmimit për energjinë elektrike për sipërmarrjen prodhuese duke ju referuar vendeve të rajonit (meqenëse pretendohet të punojmë në një treg të liberalizuar i energjisë elektrike të rishikohen tarifat e trasmetimit me objektivin që të mos kalojnë tarifat e rajonit);
– Rritjes së investimeve për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike për sipërmarrjen prodhuese;
– Lehtësimit të procedurave doganore dhe kufitare duke rritur fleksibilitetin në orare dhe duke shpejtuar kohët e kontrollit;
– Rishikimit të tarifave për shërbimet portuale;
– Rritjes së mundësisë për sipërmarrjen prodhuese për aksesin në financime në një treg financiar të diversifikuar;
– Rinovimit të Parkut të Mekanikës Bujqësore dhe shtimi i linjave të përpunimit të lëndëve të para në vend, me qëllim rritjen e performancës dhe nivelit të prodhimit kombëtar në zonat rurale, që të jetë sa më konform normave dhe standarteve komerciale rajonale e evropiane.
– Reduktimit të kostove energjetike, nëpërmjet zëvendësimit të karburantit të importuar me karburant të prodhuar dhe përpunuar në vend, program i hartuar që mund të zbatohet pa asnjë kosto shtesë për buxhetin e shtetit.
– Uljes së moderuar e nivelit të TVSH dhe përshkallëzimin në zbritje për disa sektorë specifik dhe barazimin e TVSH-së së ushqimeve me ato të nivelit rajonal dhe evropian.
Prodhuesit gjithashtu kërkojnë uljen e informalitetit nëpërmjet futjes së TVSH-së në tregun e shitjes në pakicë;
– Riorganizimi i strukturave tatimore dhe doganore për mundësuar luftën ndaj informalitetit;
– Shtrirja e inspektimit edhe të subjektet informale;
– Rishikimi i legjislacionit për Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor, duke formalizuar dhe përsosur më tej strukturën e tyre organizative, në nivel lokal dhe kombëtar.
– Hartimi dhe implementimi i regjistrit elektronik të fermës, kartës elektronike të fermerit, si dhe krijimi i Qendrës Kombëtare të Agrobiznesit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
lufta kunder informalitetit ka qene nje nga pikat kryesore te kesaj qeveria, me vjen shume mire pasi ka arritur rezultate te kenqashme dhe mbi te gjitha ka ndergjegjesuar qytetaret dhe bizneset, sipermarresit, te cilet duket se e kane kuptuar nevojen per ta vazhduar kete aksion ne funksion te te berit biznes ne kushte te duhura si ne shume vend e te tjera, duke i dhene fund informaliterit, punes se zeze, mospagimi i taksave, kemi arritu ne nje pike qe keto gjera nuk duhet te toleraohen me prandaj dhe qeveria ben mire qe ve theksin tek lufta kunder ketij fenomeni
Kerkesa shume te drejta te prodhuesve shqiptar.Eshte ne interesin dhe nderin e Qeverise Rama 2 te perkrahe pa medyshje keto kerkesa qe cojne ne rritjen e prodhimit vendas,ne rritjen e vendeve te punes,rritje e te ardhurave ne buxhetin e shtetin,rritjen e te ardhurave ne buxhetin e ISSH,rritjen e eksporteve shqiptare si dhe rritjen e dinjitetit te prodhuesve shqiptar dhe te vules MADE IN ALBANIA.Nepermjet rritjes se prodhimit vendas,paraja do te ngelet ne shqiperi dhe do te shfrytezohet per rritjen e investimeve dhe te kapitalit vendas ne pergjithesi.