Prodhuesit e Kosovës dorëzuan dhjetë kërkesa te Ministria e Financave për t’u përfshirë në paketën e dytë të re fiskale.
Këto kërkesa kanë të bëjnë për zgjerimin e listës së mallrave të importuara për lirim nga taksat doganore, trajtimi i humbjeve nga derivatet, çmimi i lartë i energjisë elektrike dhe mos furnizimi i rregullt, si dhe heqja e akcizës për disa produkte të lëngjeve.Ndër kërkesat tjera të këtij Klubi ishte edhe për shfrytëzimin e ujërave shtetërore nga kompanitë, që ka të bëjë me pagesën retroaktive.Në takimin që u zhvillua në Qeveri me përfaqësues të bizneseve, zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi me këtë rast theksoi se Qeveria është duke i trajtuar me kujdes prodhuesit vendor, duke eliminuar barrierat ndaj bizneseve dhe avancuar ato më tej.
Sipas tij, roli primar dhe kryesor i Qeverisë është krijimi i politikave fiskale të favorshme për bizneset. Mirëpo, Kelmendi kërkoi nga përfaqësuesit dhe prodhuesit e vendit që ta luftojnë informalitetin dhe t’i lajmërojnë punëtorët e tyre, ngase sipas tij, po i mbajnë disa prej tyre në të zezën.Kryetari i Klubit të Prodhuesve, Astrit Shabani, gjatë paraqitjes së kërkesave në Qeveri për ndryshime fiskale me ligjin e ri, tha se Ministria e Financave duhet që të krijojë ligje në favor të prodhuesve, meqë sipas tij, edhe janë të thirrur.
Përfaqësuesi tjetër i Klubit të prodhuesve, Astrit Panxha, i cili i dorëzoj dhjetë kërkesa Qeverisë, tha se po dekuroajohet një prodhues të merr lëndë të parë në Kosovë, ndërsa po inkuarjohet me importuar për shkak se lirohet nga TVSh-ja. Panxha tha se me krijimin e lehtësirave për bizneset krijohet edhe mundësia për rritje të numrit të punësimit. Ai kërkoi nga Qeveria që të themelohet një Komision Ndërministror për t’i evidentuar problemet dhe zgjidhjen e çështjes së bilancit negativ tregtar.
Ministri i Financave, Avdullah Hoti premtoi se me ligjin e ri fiskal do të zgjerohet lista e mallrave për lirim nga tarifat doganore, heqjen e akcizës për mazut, dhe qëllimi sipas tij, është që mos të rritet kostoja e konsumatorëve me ligjin e ri fiskal. Mirëpo, Hoti kërkoj edhe një pasqyrë të gjerë kompanive vendore për taksat e paguara ndaj shtetit, në mënyrë që të kenë mbështetje të veçantë nga ATK dhe dogana.
Pronari i kompanisë, “Frutex”, Shaqir Palushi, theksoi se ndryshimet të cilat u prezantuan sot, në rast se do të implementohen shumica prej tyre janë edhe kërkesa të bizneseve dhe normalisht sipas tij, me këto ndryshime do të ketë veprimtari më të favorshme për bizneset.
Ndërsa, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami theksoi se për çështjen e tarifave të energjisë janë duke u angazhuar me mjaft prioritet si Qeveri, për të bërë një zgjidhje të këtij problemi edhe në bashkëpunim me KEDS./KosovaPress/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.