Programi i nxitjes së punësimit këtë vit me pikë; 640 mln lekë deri në 2018-ën

17/02/2017 11:17 AM 0 komente
punetoret-500

Qeveria ka parashikuar që të ketë një buxhet në rreth 640 milionë lekë deri në vitin 2018 për projektet e nxitjes së punësimit. Ndërsa parashikon që numri i punëkërkuesve të papunë që do të përfitojnë nga këto skema të rritet në 4.5% për këtë vit dhe në 5% vitin e ardhshëm.

Sipas Ministrisë së Mirëqenies Speciale dhe Rinisë për këtë vit për herë të parë do të zbatohet sistemi i pikëve që do të synojë shpërndarjen me të mirë të fondeve tek bizneset që do të bëhen pjesë e tij.

Ky sistem pikësh do të bazohet në disa elementë që janë: potenciali ekonomik, plani i biznesit, ndikimi social dhe mjedisor; kohëzgjatja e programit. Numri i të papunëve në program; kostoja për punëkërkuesit; vlerësimi i fushës së subjektit; historia e pjesëmarrjes në programet e punësimit.

Komisioni i posaçëm vendos që të miratojë ato projekte që vlerësohen me më shumë pikë.

Ministria sqaron se numri i përfituesve për çdo tematikë përcaktohet në bazë të një formule që merre parasysh fondet në dispozicion, kërkesës nga personat e papunë dhe reflektimin e pikëve të performancës.

Parashikohet që gjatë kësaj periudhe të riorganizohen zyrat e punës dhe të shërbimit të punësimit.

Qeveria ka menduar se do të jetë i nevojshëm edhe një riformulim  i ligjit “Për nxitjen e punësimit”, nxjerrjen e akteve nënligjore me qëllim përfshirjen e sa më shumë grupeve si dhe kalimin nga skema pasive në atë aktive. Drafti pritet të kalojë në qeveri dhe më pas edhe në Kuvend.

Për të bërë të mundur rritjen e pjesëmarrjes në tregun e punës të këtyre kategorive, rritjen e cilësisë së arsimit dhe formimit profesional; përfshi këtu edhe cilësinë dhe efikasitetin, ministria, parashikon që buxheti i nevojshëm do të duhet të jetë në rreth 30 milionë euro.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz