Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, shpallen thirrjen e parë të hapur për dorëzimin e aplikacioneve për grante dhe mbështetje për zhvillimin e biznesit për personat e papunë, me ide biznesi unike.
Zv.ministrja e MPMS-së z. Rita Hajzeraj-Beqaj falënderoi Qeverinë finlandeze dhe UNDP-në për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në proceset e zhvillimit të tregut të punës, si dhe fokusin e saj në nxitjen e punësimit dhe aftësimeve profesionale në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.
Faza pilotuese e Programit do të zbatohet në Prishtinë, Prizren dhe Gjilan dhe nuk do të ketë kuota rajonale që kufizojnë numrin e aplikantëve apo shumën e financimit që do të shfrytëzohet në secilin rajon.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.