Progres raporti i sapopublikuar nga Komisioni Europian ndalet në ecurinë e tatimeve në vend, duke e vënë theksin në kryerjen më të shpejtë të rimbursimit të TVSH-së. Në përgjithësi, raporti vlerëson se përparimi në fushën e tatimeve ka qenë i kufizuar.
Në fushën e tatimit indirekt, ka një tendencë pozitive në lidhje me volumin e procesit të rimbursimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) dhe nivelin e aprovimeve të kërkesave për rimbursim të TVSH-së. Zbatimi i ligjit tatimor kërkon ende përmirësime të dukshme, me një vëmendje të veçantë në procedurat e rimbursimit të TVSH-së që vijojnë të kryhen me vonesë. Përshtatja e legjislacionit për përjashtime nga TVSH-ja të disa importeve për qëllime investuese nuk është në të njëjtën linjë me acquis communautarie. Një ligj TVSH-je, i cili është më shumë i ngjashëm me acquis communautarie ka nevojë të përshtatet.
Shqipëria filloi zbatimin e një ligji të ri akcize (2012). Përpjekje të mëtejshme nevojiten të përshtatin në të njëjtën linjë me acquis communautarie strukturën e akciës dhe shkallët. Vështirësitë teknike në zbatimin e pullave fiskale vazhdon.
Në fushën e tatimit direkt, numri i deklaratave të të ardhurave individuale (DIVA) të periudhës së parë u rritën. Përpjekje të mëtejshme nevojiten të përshtaten në të njëjtën linjë me acquis communautarie. Drafti ligjor mbi bashkimet dhe kursimet (mergers and savings) nuk është përshtatur ende, si dhe praktikat e transferimit të çmimit nuk janë në të njëtën linjë me standartet ndërkombëtare të BE-së.
Përsa i përket bashkëpunimit administrativ dhe ndihmës reciproke, Shqipëria firmosi një Marrëveshje me Kosovën për bashkëpunim në fushën e tatimeve dhe luftën ndaj evazionit tatimor, si dhe një Marrëveshje me Britaninë e Madhe për eleminimin e taksimit të dyfishtë. Ajo gjithashtu ratifikoi Konventën për Ndihmën Administrative të Ndërsjelltë në Çështjet Tatimore, një marrëveshje shumëpalëshe, e realizuar në bashkëpunim me Këshillin e Europës (KE) dhe Organizatën për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD).
Në fushën e kapaciteteve operacionale dhe informatizimin, një strukturë e re në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve (DPT), përfshirë Drejtorinë e Menaxhimit të Rriskut dhe Njësinë e Transferimit të Çmimit u aprovua në Dhjetor me një synim për të përmirësuar mbledhjen e tatimeve dhe taksave dhe për të luftuar evazionin tatimor.
Departamenti i Hetimit Tatimor (DHT) rriti përpjekjet për trajtimin e evazionit tatimor dhe numri i rasteve të drejtuara në zyrat e prokurorisë u rritën. Dënimet për evazionin tatimor u rritën. Bashkëpunimi i brendshëm i zgjeruar në fushën e kontrollit të brendshëm dhe luftës ndaj korrupsionit, që rezultoi në më shumë propozime për masa disiplinore dhe raste të drejtuara te zyra e prokurorisë. Gjithsesi, korrupsioni dhe evazioni tatimor në administratën tatimore mbeten një shqetësim.
Akademia e Trajnimit të Administratës Tatimore dhe Doganore (ATATD) filloi nga puna në Maj 2013. Punonjësit e DHT u trajnuan në zbulimin e evazionit tatimor dhe hetimin e krimeve tatimore. Burimet njerëzore dhe kapacitetet e nevojshme duhet të zgjerohen më tej dhe bashkëpunimi ndërinstitucional për monitorimin e deklaratave të të ardhurave individuale nevojitet që të forcohet. Përfshirja e komunitetit të biznesit ne proceset e draftimit të ligjeve dhe miratimit të tyre është i nivelit të ulët.
Përsa i përket informatizimit, u fut në përdorim sistemi elektronik për deklarimin e të ardhurave individuale tatimore dhe e drejta e hyrjes në të dhënat e tatimpaguesit nëpërmjet telefonave celularë, megjithatë niveli i pagesave elektronike të tatimeve mbetet i ulët. Pregatitjet për rritjen e nivelit të sistemit informatik tatimor, që përfshin edhe sistemin e analizës së rriskut kanë filluar.
Konkluzion
Ka patur përparim të kufizuar në fushën e tatimeve. Lufta ndaj korrupsionit dhe evazionit tatimor nevojitet të forcohet, por edhe pse disa masa janë marrë këto çështje mbeten një shqetësim. Përpjekje të mëtejshme nevojitet të bëhen në përafrimin në të njëjtën linjë me acquis communautarie, hetimin tatimor, duke përfshirë shkëmbimin e informacionit me vendet e BE-së, rimbursimet e TVSH-së dhe sistemin informatik.
Përgjithsësisht, pregatitjet kanë avancuar në mënyrë të moderuar.
Tetor 2013
Përkthimi: ©AL-Tax Center
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.