Projektet me PPP, problem kapacitetet monitoruese, FMN ofron konsulencë për risqet

13/02/2018 12:48 PM 0 komente

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vënë edhe një herë theksin tek projektet e Partneritetit Publik Privat dhe kujdesin që duhet të tregojë qeveria në lidhje me zbatimin dhe monitorimin e tyre. Në një takim me Ministrin e Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, zv. Drejtori Ekzekutiv i FMN Tao Zhang shprehu gatishmërinë për dhënien e konsulencës ndaj qeverisë shqiptare. “Kapacitetet implementuese janë shumë të rëndësishme për PPP dhe FMN është e gatshme të punojë me qeverinë shqiptare, në mbështetje të angazhimit të sektorit privat dhe kontrollin e risqeve potenciale” është shprehur Zhang.

Mes të tjerave ai nënvizoi edhe bashkëpunimin që FMN pati me qeverinë shqiptare në programin që u mbyll vitin e kaluar dhe ku u arritën një sërë objektivash të vendosura.

 

Ministri Ahmetaj nga ana tjetër do të bënte një “paradë” të arritjeve në disa reforma kyçe ku mes të tjerave ajo në energji apo ligji për menaxhimin e financave vendore.

Sipas kreut të Financave qeveria shqiptare mbetet e angazhuar në vazhdimin e konsolidimit fiskal, uljen e borxhit publik dhe avancimin e reformave strukturore në ekonomi.

“Ne jemi të bindur se pa vazhdim të reformave, nuk ka vazhdim të rritjes ekonomike për vendin. Ne kemi nisur një reformë të re në sektorin e ujit, ndërsa po vazhdojmë të thellojmë reformën në klimën e biznesit, tashmë më derregulimin dhe dixhitalizimin e shërbimeve për sipërmarrjen dhe qytetarët, duke iu kursyer atyre kohë dhe para, përmes lehtësimit të procedurave, gjë që kemi bindjen se do të reflektohet edhe në raportin Doing Business” tha Ahmetaj.

Në një intervistë të dhënë për Monitor pak ditë më parë drejtuesi i lartë i FMN do të prekte edhe disa nga aspektet kyçe që qeveria duhet të ketë parasysh në vijim për të siguruar një rritje të qëndrueshme. http://www.monitor.al/flet-zvdrejtori-fmn-pse-shqiperia-ka-mbetur-nje-nga-te-varferat-e-europes-e-zgjidh-reforma-ne-drejtesi/

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz