Projekti me kosto 100 mijë euro në prag të dështimit

12/06/2018 10:03 AM 0 komente

Drejtues të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë thonë se janë duke e rishikuar projektin e vendosjes së rrethojave dhe shitjen e biletave hyrëse, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Vendosja e rrethojave në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë dhe projekti për shitjen e biletave hyrëse në këtë stacion kishte ngjallur ankesa të shumta si nga qytetarët, ashtu edhe nga kompanitë e autobusëve.

Ky projekt tani siç duket është në prag të dështimit. Prishjet e makinave të cilat i identifikojnë kuponët fiskalë që i lëshon ndërmarrja Stacioni i Autobusëve kanë filluar t’i frustrojnë edhe më shumë qytetarët, të cilët paguajnë për një kupon që nuk fund as nuk regjistrohet, por hidhet në shportë.

Tani drejtuesit e Stacionit të Autobusëve thonë se ky projekt do të rishikohet, shkruan më tutje “Zëri”.

Muhedin Nushi, drejtor i Administratës së Komunës dhe anëtar i Komisionit të Aksionarëve të NPL Stacioni i Autobusëve, për gazetën “Zëri” ka thënë që janë duke e bërë rivlerësimin e këtij projekti.

“Këto mjete arkëtohen në ndërmarrje dhe destinohen për mbulimin e shpenzimeve operative, mbarëvajtjen e punëve dhe për investime kapitale. Bordi i Drejtorëve me kërkesë të Komisionit të Aksionarëve është në fazën e rivlerësimit të këtij vendimi, si dhe po i shqyrton edhe modalitetet e tjera që do të kenë ndikim pozitiv te qytetarët”, ka thënë ai.

 

/zeri/

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz