Drejtues të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë thonë se janë duke e rishikuar projektin e vendosjes së rrethojave dhe shitjen e biletave hyrëse, shkruan sot Gazeta “Zëri”
Vendosja e rrethojave në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë dhe projekti për shitjen e biletave hyrëse në këtë stacion kishte ngjallur ankesa të shumta si nga qytetarët, ashtu edhe nga kompanitë e autobusëve.
Ky projekt tani siç duket është në prag të dështimit. Prishjet e makinave të cilat i identifikojnë kuponët fiskalë që i lëshon ndërmarrja Stacioni i Autobusëve kanë filluar t’i frustrojnë edhe më shumë qytetarët, të cilët paguajnë për një kupon që nuk fund as nuk regjistrohet, por hidhet në shportë.
Tani drejtuesit e Stacionit të Autobusëve thonë se ky projekt do të rishikohet, shkruan më tutje “Zëri”.
Muhedin Nushi, drejtor i Administratës së Komunës dhe anëtar i Komisionit të Aksionarëve të NPL Stacioni i Autobusëve, për gazetën “Zëri” ka thënë që janë duke e bërë rivlerësimin e këtij projekti.
“Këto mjete arkëtohen në ndërmarrje dhe destinohen për mbulimin e shpenzimeve operative, mbarëvajtjen e punëve dhe për investime kapitale. Bordi i Drejtorëve me kërkesë të Komisionit të Aksionarëve është në fazën e rivlerësimit të këtij vendimi, si dhe po i shqyrton edhe modalitetet e tjera që do të kenë ndikim pozitiv te qytetarët”, ka thënë ai.
/zeri/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.