Projekti më i ri/ Rinovimi i hotelit Plesnik që ndërthur elementin e zjarrit dhe ujit

01/03/2018 3:01 PM 0 komente

Hoteli Plesnik ndodhet në luginën Logar dhe njihet si një prej hoteleve më të bukur në të gjithë Europën. Ky është një biznes familjar i cili ka filluar që përpara 80 vitesh.

Së fundmi, studioja arkitekturore sllovene, Enota, fitoi projektin për të rikonstrukuar tërësisht këtë hotel.

Rikonstruktimi i plotë i këtij hoteli përfundoi në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Në vend të pishinës që hoteli ka pasur në qendër të tij, ka krijuar një liqen artificial (një pishinë supergjigante), e cila krijon një tablo perfekte me të gjithë peizazhin rreth e qark, duke zënë një hapësirë rreth 1,500 m2.

Këtij ambienti të jashtëm i janë shtuar edhe disa elemente të tjera, siç është oxhaku brenda tij, ku sipas arkitektëve është pikërisht ky detaji i cili bën që të ndëthuren së bashku elementi i zjarrit me ujin.

Pjesa ballore e hotelit është e gjitha me një fasadë gjigante xhami, që mundëson përçimin jo vetëm të dritës së diellit por edhe të nxehtësisë së tij. Në mbrëmje apo në agim, ju mund të uleni dhe të shijoni pamjen e mrekullueshme të perëndimit apo lindjes së diellit.

Rrethi është një prej elementeve që nuk mungojnë si në pjesën e jashtme, ashtu edhe në atë të brendshme, për të mos thënë që është prezent edhe në detajet më të vogla.

Holli kryesor i hotelit ka në qendër një oxhak të madh rrethor, ku rreth e përqak tij është vendosur një divan po në formë rrethore.

Brenda hotelit ju do të gjeni një prej saunave dhe pishinave dimërore më të mira të kësaj zone, si edhe në tarracë do të keni kënaqësinë që të laheni në pishinën me ujë të ngrohtë teksa shijoni pamjen e mrekullueshme të alpeve. Edhe restoranti i hotelit është shumë i famshëm për gatimet e tij.

Hoteli ndodhet edhe në një zonë shumë të mirë, sepse nga këtu mund të shkoni lehtësisht dhe të vizitoni shpellën e famshme të Klemenčas dhe pikat turistike të Strelovecit, Okrešeljit dhe Ojstricas.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz