Një prej muzeve më të famshën në Londër, Muzeu Historik i Natyrës në Kensington, ka përfituar grantin për zgjerimin e tij pas rreth dy vitesh pritje.
Ky projekt do të drejtohet nga grupi i arkitektëve Niall McLaughlin Architects dhe firma e ndërtimit Kim Wilkie. Draft-projekti ka mbaruar që në 2014 por vetëm tani pas marrjes së grantit, ky draft-projekt ka marrë edhe lejen e ndërtimin nga autoritetet londineze për të filluar vënien e tij në zbatim.
Një ndër arsyet kryesore të zgjerimit të këtij muzeu është edhe rritja e numrit të kapacitetit të vizitorëve që zakonisht arrin shifra të larta si 5 milionë vizitorë në vit. Sipas draft-projektit do të ndërtohet edhe një pjesë muzeu nëntokësor, një kopsht fantastik dhe një shesh publik të cilët kanë si qëllim të ndryshojnë imazhin e zakonshëm që kanë njerëzit për muzetë në përgjithësi.
Një shesh i madh është planifikaur në dalje të derës kryesore të muzeut aktual. Si pasojë e pozicionimit të këtij muzeu, vizitorët do të kenë mundësi që të vijnë edhe nga hyrja nëntokësore sidomos ata që janë nga jugu i Kensington.
Ky projekt pritet të përfundojë në 2020-n.