Projekti rus “Arctic LNG-2”, Italia dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit

24/12/2018 9:25 AM 0 komente

Kompania italiane “Saipem” dhe ajo turke “Ronesans” kanë firmosur një marrëveshje javën e shkuar, për të ndërtuar së bashku disa impiante në kuadër të projektit rus “Arctic LNG-2”.

Siç bën të ditur kompania italiane përmes një komunikate të shkruar, marrëveshja në fjalë është nënshkruar për një investim me vlerë të përgjithshme prej 2,2 miliardë dollarësh dhe të dyja firmat zotërojnë secila nga 50 për qind aksione të sipërmarrjes së përbashkët.

“Me këtë marrëveshje, ne jo vetëm që konsolidojmë praninë tonë në Rusi, por njëherësh u shtojmë një projekt të ri atyre ekzistues me vlerë të shtuar të lartë që ne kemi në sektorin e LNG-së”, ka thënë shefi ekzekutiv i Saipem-it, Stefano Cao, cituar në njoftimin e kompanisë italiane SAIPEM.

Projekti “Arctic LNG-2”, një investim me vlerë totale prej 25,5 miliardë dollarësh, synon një prodhim vjetor rreth 20 milionë tonë gaz natyror të lëngëzuar (LNG) duke filluar nga viti 2022.

Në maj të këtij viti, gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën-Petërburg, kompania franceze “Total” u bë partnere e projektit “Arctic LNG-2” të gjigandit rus “Novatek” duke blerë 10 për qind të aksioneve.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of