Veteranët “e rremë” nuk janë të vetmit që po e dëmtojnë buxhetin e shtetit. Miliona euro i kanë kushtuar shtetit gabimet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), duke paguar pensione pa meritë për pensionistët e vdekur, personat në marrëdhënie pune, përfituesit e dyfishtë të pensioneve… etj, shkruan sot Gazeta “Zëri.info”.
Publikimi i keqpërdorimeve me paranë publike duket se nuk po i mjafton Prokurorisë së Shtetit për t’i hetuar përfituesit e kundërligjshëm që janë bërë barrë për buxhetin e shtetit.
Një varg kritikash në drejtim të këtij institucioni kanë drejtuar njohësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë. Ndërkohë, në Prokurorinë e Shtetit kanë zgjedhur të heshtin për këtë çështje.
Pavarësisht se kanë kaluar ditë që gazeta “Zëri” është në pritje të përgjigjeve nga Prokuroria, ky Institucion duket se nuk e ka parë të arsyeshme të përgjigjet.
Ndërkohë, në Prokurorinë Themelore nuk është regjistruar asnjë rast i natyrës së tillë. Të paktën kështu kanë deklaruar
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.