Propozimi tek Ekonomia, 70 mijë persona përfitojnë nga rritja e pragut të pagës së pataksueshme

07/11/2018 12:30 PM 0 komente

Gjatë Komisionit të Ekonomisë, ditën e sotme, po prezantohen projektligjet pjesë të Paketës Fiskale 2019. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë mbledhjes ka argumentuar qëndrimin e tij sa u përket propozimeve të ardhura nga relatori i tyre.

Projektligjet e Paketës Fiskale të prezantuara:
Projektligji “Për disa Shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 9975, datë 28.07.2008 “Për Taksat Kombëtare”, të ndryshuar
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr.9632, datë 30.10.2006, “Për Sistemin e Taksave Vendore”, të ndryshuar”
Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, të ndryshuar”

Sa i përket Ligjit për tatimin mbi të ardhurat, parashikon lehtësim të barrës për dividendin. Ndryshime të tjera përfshijnë incentiva për fitimet e kapitalizuara. Sipas relatorit, do të zgjerojmë dhe qartësojmë burimet e të ardhurave. Do të tatohen të ardhurat e realizuara drejtpërdrejt për kapitalet e shitura brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Parashikohen edhe kufizime për shpenzimet e zbritshme për dieta.

Sipas relatorit, propozimet e tjera të ardhura përmes projektligjeve të cituara më lart, përfshijnë: Ulje e tatim fitimit për shoqëritë e bashkimit bujqësor ; ulja e TVSH për agroturizmin; njohja e TVSH së rimbursueshme edhe për fermerët e vegjël; rritja e nivelit të tatueshëm. Diskutime më të mëdha ka hasur propozimi për rritjen e pragut të tatimit të pagave, nga 30 mijë lekë në 40 mijë lekë. Në këtë mënyrë, sipas anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë, do të përfitonin ulje të tatimit ata me paga më të ulëta.

Deputetja Gjylameti shtoi gjatë diskutimit se ndryshimet lehtësojnë barrën fiskale në vend Gjylameti propozoi këto ndryshime në ligjin për të ardhurat. Ajo shtoi gjatë prezantimit edhe pikat e mëposhtme të parashikuara: mbrojtjen e pagave më të ulëta, rritjen e pragut për pagat e patatueshme; uljen e tatimit mbi dividendin, të bëhet zero tatimi për dividendin e riinvestuar; tatimi për lojërat e fatit të bëhet 30%

Ministri Ahmetaj, sa i përket propozimit të parë në Ligjin për të Ardhurat, argumenton se ‘na prish sistemin e ngritur për taksimin e pagave. 60% nuk paguajnë taksa. Ky është problem edhe për evazionin’. Sipas ministrit, sistemi ynë i taksimit është progresiv dhe kemi nxjerrë nga sistemi 140 milionë dollarë.
“Për sa i përket dividendit e riivenstuar që të taksohet zero nuk mund të bëhet. Nuk është logjike që të ulet. Dy propozimet e para jam absolutisht kundër që të realizohen.
Ndërsa për lojërat e fatit duhet të bëjmë një diskutim më të gjerë dhe duhet të shikojmë ngarkesën që ka sektori, duke e krahasuar edhe me rajonin”, – ka deklaruar Ahmetaj.
Për këto propozime, të ardhurat në buxhet preken me 1.3 mld lekë.

Shembull:

Aktualisht TAP për pagat mbi 30,000 lekë është 13%, deri në 130,000 lekë
Për një pagë mbi 30,000 lekë bruto, paguhet 1,300 lekë. Propozimi vjen për përjashtim tatimi për pagat deri në 40,000 lekë.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of