Protestë kundër traut me pagese në Grykën e Rugovës

08/04/2019 11:14 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME: ,

Vendimi i marrë për vendosjen e një trau me pagesë në hyrje të Grykës së Rugovës, është kundërshtuar nga banorët, aktivistë e ambientalistë të asaj pjese. Punimet të cilat kishin filluar ditë më parë për ndërtimin e kësaj laure, u ndërprenë shkaku i kundërshtimeve nga ana e banorëve.

E sot, banorët e Rugovës kanë marrë veprime tjera për ta kundërshtuar ndërtimin e kësaj laure, që sipas tyre është e papranueshme.

Në qendrën e qytetit të Pejës, Komuniteti i zonës së Rugovës dhe qytetarët e Pejës në përkrahjen e Shoqërisë Civilë organizon protestë masive kundër ndërtimit të Laurës në Grykën e Rugovës.

Komuniteti i zonës së Rugovës dhe qytetarët e Pejës në përkrahjen e Shoqërisë Civilë e organizojnë ketë protestë në shenjë pakënaqësie për veprimet e institucioneve tona në ndërtimin e Laurës në Gryken e Rugovës pa diskutime paraprake dhe pa ditur se për çka po ndërtohet kjo Laurë.

Banorët e zonës e shohin si kufizim të zhvillimit të kësaj zone dhe qasje të lirë të qytetarëve të Kosovës në ketë zone turistike.

Ata kanë dëmtuar tullat e vendosura për gurthemelin e laurës, si dhe i kanë ndezur thasët e çimentos.

Ndryshe, drejtori i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”, Fatmir Morina ka thënë se kjo laurë ka për qëllim ndalimin e dukurive negative siç janë prerja e pyjeve dhe se assesi nuk bëhet fjalë për vendose të taksës për qytetarët.

/Fatos Shala për Monitor.al/.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of