Norma e papunësisë së Portugalisë u rrit në shkurt në14.1 për qind nga 13,8 për qind nga nje shifer e rishikuar e muajit të mëparshëm, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INE) duke treguar se rimëkëmbja ekonomike e Portugalisë është ende e lëkundur.
Në shkurt 2014 papunësia arriti në 14.9 për qind.
Sipas të dhënave mujore të papunësisë të paraqitura nga INE vitin e kaluar, norma e papunësisë së të rinjve mes moshës 15 deri 24 vjeç u rrit në 35 për qind në shkurt nga 34.5 për qind që shënonte në janar.
Numri i përgjithshëm i të papunëve arriti në 719,600 persona në shkurt, 1.7 për qind më shumë se në janar, referoi INE.
INE tha muajin e kaluar se norma e papunësisë së Portugalisë ra në 13.9 për qind vitin e kaluar, kur Portugalia doli nga paketa ndërkombëtare e shpëtimit, nga 16.2 për qind në vitin 2013 si pasojë e rimëkëmbjes ekonomike pas një recesioni të gjatë. Ekonomia pritet të rritet të paktën 1.5 për qind këtë vit pas rritjes 0.9 për qind në 2014.