Ka një sërë mënyrash që punëkërkuesit ‘të dështojnë’ në kërkimin e tyre. Ata mund të mos jenë të vetëdijshëm për gabimet që po bëjnë, apo thjesht nuk i kushtojnë kujdesin e duhur. Këtu janë pesë gabime që kryhen rëndom gjatë një procesi të tillë:
Nuk përditësojnë CV-të për të pasqyruar kërkesat e punës.
Punëdhënësit e urrejnë të marrin CV që nuk janë shkruar për ta, ato të cilat nuk adresojnë nevojat dhe shqetësimet e tyre.
Nuk arrinë të mbajnë kontakt pasi dorëzojnë dokumentacionin
Përveç në rast se punëdhënësi deklaron rreptësisht, ‘Nuk dua thirrje telefonike, ju lutem,’ përpiquni të merrni vesh nëse ajo e ka marrë në dorë materialin tuaj. Punëdhënësit nuk janë memecë; ata e dinë se pse po i ri-telefononi. Ju po i telefononi ti kujtoni CV tuaj. Në këtë rast, sigurohuni që t’ia kujtoni sic duhet.
Përgatituni të flisni rreth interesit tuaj në punë dhe kompani, por më e rëndësishmja të jeni të përgatitur për të deklaruar se çfarë ju bën më të mirë se qindra aplikantët e tjere.
Shmangnin rrjetin e punës
Rrjeti i punës nuk është dicka e lehtë për këdo, dhe ka persona që nuk e pëlqejnë atë; megjithatë, ai është i nevojshëm. Ju nuk duhet domosdoshmërisht të merrni pjesë në grupet e rrjeteve, por ju duhet ta bëni atë pjesë të rutinës suaj të përditshme. Krijoni kontakt kudo që shkoni, si në rast se kjo është një ngjarje sportive, përkatësia juaj fetare, zyra e dentistit tuaj, ose qoftë edhe një takim shoqëror.
Nuk e marrin seriozisht LinkedIn
Këta janë njerëz të cilët janë kurioz për aplikimin- si mund të ndihmojë në kërkimin e tyre të punës. E pra, ka shumë të ngjarë t’ju vijë në ndihmë në qoftë se profili juaj LI nuk është dhe aq inteligjent. Përkundrazi ai mund t’ju dëmtojë. Këtu janë disa mënyra se si mund t’ju dëmtojë: 1) është i njëjtë me CV tuaj në se nuk ofron asnjë informacion të ri; 2) nuk është zhvilluar plotësisht; 3) ju keni vetëm pak kontakte apo rekomandim etj..
Nuk përgatiten për intervistë
Të paktën ju duhet të hulumtoni punën dhe kompaninë në mënyrë që të mund ti përgjigjeni pyetjeve të vështira. Bëni një tjetër hap duke mbledhur informacion të brendshëm në punë dhe kompani.