Kreditë për shtëpi që bankat kanë dhënë në monedhën zvicerane mbeten të rëndësishme në Poloni, edhe pse huamarrja e re u ndal në vitin 2012
Europianolindorët e kanë kaluar një herë këtë situatë. Po të kthehemi në 2011, hera e fundit kur franga zvicerane u vlerësua, huamarrësit në vende si Hungaria, – të cilët kishin marrë kredi për shtëpi në franga zvicerane, për të përfituar nga stabiliteti i mjedisit zviceran me norma të ulëta interesi, – morën një goditje. Tani që valuta u forcua ndaj monedhave të tyre në vend, ata janë sërish në të njëjtën situatë. Një ndryshim? Disa qeveri kanë vepruar të paktën për të përmbajtur “dhimbjen”.
“Huamarrja me interesa të ulëta në franga zvicerane po e dëmton sërish Hungarinë dhe në njëfarë mase edhe Rusinë”, ka thënë Sebastien Galy, një strateg i monedhës në Societe Generale.
“Ndërsa ky ekspozim ka gjasa të jetë shumë më i përmbajtur në Hungari, pasi qeveria është marrë me këtë problem, kjo është bërë një temë e ditës në Rusi”, shtoi ai.
Hungaria, aktualisht ka një stok kredi në valutë të huaj prej rreth 12.8 miliardë dollarësh, i cili fillimisht ishte në franga zvicerane, sipas analistit të bankës. Ndërkohë që Banka Qendrore Hungareze është e përfshirë momentalisht në një program për të konvertuar kreditë e saj në monedhën vendase, kjo zhvendosje nuk është përfunduar ende. Citigrup vlerëson se borxhi i jashtëm në franga zvicerane e ekspozon Hungarinë me rreth 4.8 deri në 5 miliardë dollarë, apo rreth 3-5% e PBB-së së saj.
Kreditë, kryesisht në valutë të huaj apo edhe kreditë hipotekore në franga zvicerane, ishin jashtëzakonisht të zakonshme në Hungari para krizës financiare të 2008-s, sepse ato ishin shumë më të lira se sa kreditë me monedhën vendase. Kjo u bë disi problem fillimisht në vitin 2011, pasi franga zvicerane filloi të vlerësohej, si rrjedhojë e interesit të investitorëve, që e panë atë si një strehë të sigurt ndërkohë që ekonomia globale po dobësohej. Kjo nxiti autoritetet hungareze për të nisur një skemë në të cilën huadhënësit konvertonin hipotekat e huaja – në monedhën vendase.
Qeveria e Hungarisë dha një deklaratë ditët e fundit, duke thënë se lëvizja e Bankës Qendrore Zvicerane (SNB) tregon se vendimi i qeverisë hungareze për të rregulluar kursin e këmbimit të huaj për kreditë hipotekore ka qenë i duhuri. Qeveria e fiksoi kursin e këmbimit për kreditë hipotekore të marra në franga zvicerane në 256,5 forinta, në fund të vitit të kaluar.
“20% e korrigjimit të kursit të këmbimit do të duhet të përballohen nga dikush”, – tha Timothy Ash, analist i kursit në Standard Bank, duke shtuar se kreditë në franga kanë qenë një problem në të gjitha vendet në zhvillim të Europës. “Shpresa është që Banka Kombëtare të mbrojë veten duke mbajtur franga zvicerane të nevojshme për të mbuluar një veprim të tillë”, – tha ai.
Në mënyrë të ngjashme, franga zvicerane u vlerësua 20% ndaj monedhës zloty polake ditët e fundit. Sipas Citigroup, kreditë hipotekore në franga arrijnë rreth 7,7% të PBB-së polake.
“Ka pasiguri të konsiderueshme në lidhje me pasojat politike të këtij vendimi dhe ne shohim një rrezik që partitë e opozitës mund të kërkojnë një zgjidhje sistematike të problemit të këmbimit të kredive në monedhën vendase, në njëfarë mënyre të ngjashme me atë të miratuar nga Hungaria”, – deklaroi ekonomisti i Citi.
Rezervat bankare polake u goditën rëndë pas lëvizjeve të monedhës zvicerane, duke humbur deri në 17% në varësi të ekspozimit të tyre ndaj huave hipotekore në monedhë të huaj, ndërsa investitorët u shqetësuan për kostot financiare që kapën majat, teksa ata kanë një portofol të kredive hipotekore në monedhë zvicerane me vlerë 131 miliardë zloty deri në fund të nëntorit.
Kreditë në valutë zvicerane kanë qenë forma dominuese e financimit të shitjes me pakicë dhe të pasurive të patundshme në Poloni deri vitet e para të krizës financiare globale, kur kreditë e reja në këtë monedhë u ndaluan në mënyrë graduale, derisa u bënë krejtësisht të padisponueshëm në vitin 2012. Megjithatë, tre vjet më vonë, polakët ende po paguajnë kreditë e marra më herët dhe portofoli në franga zvicerane mbetet një pjesë e rëndësishme e arkëtimit të sistemit bankar.
“Bankat mund të përballen me tensione të likuiditetit dhe nevoja më të larta të financimit”, – tha Michal Soboleëski, një analist brokeri në BOS.
Fituesi i mundshëm i monedhës rajonale nga ky opinion i zymtë mund të dalë korona çeke, e cila po rifiton titullin e saj si strehë e sigurt e Europës Qendrore ndaj monedhave fqinje./WSJ