Pse liderët me sens humori janë liderët më të mirë

13/02/2018 1:31 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Ndër gjithë karakteristikat që liderët duhet të kenë – të jenë frymëzues, motivues, të qartë, karizmatikë dhe të drejtojnë me pasion – kërkesa që ata të kenë gjithashtu sens humori është e tepërt.

Në fakt, sensi i humorit tek liderët është ndër mjetet më efikase. Nëse keni sens humori, punonjësit do t’ju respektojnë dhe do t’ju duan më shumë.

 

Të drejtosh me humor

Profesor Jennifer Aaker dhe docentja Naomi Bagdonas zhvillojnë një kurs në Universitetin Stanford rreth humorit në biznes. Mosha mesatare e studentëve është 23 vjeç. Kjo është edhe mosha kur njerëzit fillojnë të qeshin më pak.
Drejtuesit me sens humori mund të ndërtojnë një kulturë pune më të fortë, të nxisin më shumë kreativitetin dhe të negociojnë marrëveshje më të mira. “Shpesh dëgjojmë nga liderët e rinj rreth presionit të madh të të qenët imazhi i kompanisë së tyre”, thotë Aaker.
Studimi tregon se kulturat e punës që përfshijnë humorin janë më të qëndrueshme. Ai është ndihmues në periudha stresuese, pasi në organizëm çlirohet oksitocina që ndihmon në krijimin e marrëdhënieve sociale dhe rrit besimin.

Humori nuk është provë e dështimit

Studimi tregon se humori i hollë rrit perceptimin e besimit dhe aftësive, të cilat rrisin statusin. Humori po ashtu është i lidhur me inteligjencën. – Edhe e qeshura – edhe pse mund të jetë e fortë, e ndryshueshme në intonacion – të bën të mendosh për një status më të lartë. Ekziston mendimi se njerëzit e pushtetshëm janë më të lirshëm në shprehjen e emocioneve.

Ndërsa shakatë e hidhura mund të zvogëlojnë perceptimin sa u përket aftësive.
Liderët mund të kenë një stil ngacmues (për shembull duke thënë gjithçka që i jep kënaqësi, pa u shqetësuar se godasin të tjerët, duke përdorur humorin për të dhënë një mësim si një mënyrë për të ndërtuar marrëdhënie). Një alternativë është ajo që Bagdonas e quan “humor lartësues” ku shënjestra “është më shpesh vetja ose një armik i zakontë”, – thotë ajo.

E qeshura është një armë çarmatosëse

Sipërmarrësit, që kur ia nisin nga zero, janë të prirë të zhvillojnë stile lidershipi me humor dhe kultura që dinë se si të qeshin.
Por në hapat e para të krijimit të kompanisë, lodhja, stresi dhe frika ekzistenciale mund t’i mbytin të qeshurat. Për ta bërë më të bukur si përvojën në një startup, si përvojat e ardhshme, themeluesit duhet të përpiqen ta “ridizajnojnë atë” nga një “histori dramatike apo tragjike në një histori më komike dhe të bukur” – thotë Aaker.

Humori nuk duhet të mungojë në situata të ndryshme

Disa njerëz janë mjaft spontan në humorin e tyre. E ndërkohë që kemi tendencën të mendojnë që humori është karakteristikë e njerëzve ekstrovertë që tregojnë histori të ndryshme, humori mund të marrë forma të ndryshme te liderët me natyrë më të qetë. “Këta persona e pëlqejnë faktin që humori i tyre nuk bie në sy nga shumë dhe vlerësohet shumë nga pak veta”, – thotë Bagdonas.

Humori është si një muskul, ai forcohet sa më shumë ta stërvisni atë. Studiuesit thonë që ju duhet ta përdorni humorin jo vetëm në prezantime por edhe në biseda të rastësishme, emaile etj. Kur flisni në publik, tregoni gjërave argëtuese që kanë ndodhur apo me batuta të bëra më parë nga ju dhe të tjerë.

Burimi: INC

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz